Është inaguruar pika e dytë e “Farmaci SIDI” në kryeqytet.
Pas hapjes së filialit të parë tek zona e Komunës së Parisit në janar të vitit të kaluar, Farmaci SIDI tashmë gjendet edhe në zonën e Kodrës së Diellit.
E pozicionuar në një zonë mjaft të aksesueshme nga qytetarët, farmacia ofron një gamë të gjerë produktesh farmaceutike dhe shërbimesh për qytetarët.
Në të dyja Farmacitë Sidi, tek Komuna e Parisit dhe tek Kodra e Diellt ofrohen produkte të shumta farmaceutike dhe shërbime.
Farmacistët dhe stafi profesionist janë kthyer në këshilluesit kryesor për shëndetin e qytetarëve dhe njëkohësisht janë orientuesit e duhur për problemet që kanë.
Por cfarë i bën Farmacitë “Sidi” të dallojnë nga të tjerat?
Risi është matja e vitaminave në trup pa injeksion. Drejtuesit e farmacisë kanë investuar në aparatura të fundit që tregojnë gjendjen e trupit tuaj sa i përket vitaminave që gëzon dhe po ashtu tregon se për cfarë keni ne nevojë.
Nuk mund të lëmë pa përmendur shërbimet si: matje tensioni, matje e peshës trupore, matje diabeti, këshilla shëndeti, këshilla për kudjesin ndaj bebeve, këshilla për trajtimin e lëkurës, flokut etj.
Stafi i Farmacive “Sidi” ekzekuton në mënyrë të shpejtë dhe korrekte recetat e dhëna për pacientët nga mjekët.
Medikamentet e ofruara janë të kontrolluara dhe cilësore dhe një vend të vecantë veç branave zënë: vitaminat dhe multivitaminat për femijë dhe të rritur, produktet dermokozmetike, ortopedike, produktet që iu duhen për bebet tuaja etj.
Mbi të gjitha… Farmacitë “SIDI” ofrojnë kudo ndodheni edhe shërbim Delivery. Mjafton të kontaktoni në rrjetet sociale dhe në numrat e vënë në dispozicion që porosia t’ju vijë në dorë.
Sfidat në të ardhmen janë të qarta: Shërbim korrekt dhe cilësor ndaj klientëve dhe shtim të rrjetit kudo ka qyetetarë që i bësojnë Farmaci “SIDI”.
Destinacioni i radhës ku do të ngrihet “Farmaci Sidi” është tek Liqeni Artificial i Tiranës./ProBizz.al/