Kursi i këmbimit valutor në vendin tonë po shfaq forcim të pozitave të lekut dhe kjo vjen për shkak të përmirësimit të aktivitetit ekonomik sipas guvernatorit të bankës së Shqipërise Gent Sejko. Ky i fundit thotë se megjithatë nuk mund të ndërhyjë banka për situatën me euron .
“Hyrja e euros në vend po stimulohet nga flukset e turizmit dhe investimet e huaja. Blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt dhe remitancat. Për rrjedhojë Banka nuk arsye të ndërhyrje në kursin e këmbimit” tha Sejko.
Ndërkohë javën e ardhshmë pritet të diskutohen efektet e kursit të këmbimit me bankat tregtare dhe shoqatat e eksportit, për të ndihmuar bankat dhe bizneset nga kreditë e këqija.
“. Ndërhyrjet bëhen në raste të përcaktuara dhe zakonisht kur ka faktorë spekulative,ose në rast të blerjes së valutës për krijimin e rezervës, gjë e cila është e parashikuar në kalendar paraprakisht. Ne kemi blerë 120 milionë euro në 6 mujorin e parë dhe do të vazhdojmë blerjet”, u shpreh guvernatori.
Burimi: Banka e Shqipërisë