AktualitetEkonomiUncategorized

BB: TËRMETI DHE COVIDI ÇON NIVELIN E VARFËRISË 8 VITE PAS

0

Deri në  8 vite pas mund të ketë shkuar niveli i varfërisë në Shqipëri për shkak të pasojave të tërmetit dhe Covid 19.

Ky është konstatimi i bërë nga stafi i Bankës Botërore në raportin e fundit  “Vlerësimi i financimit të dëmeve nga katastrofat në
Shqipëri”.

Në raport theksohet se se niveli i varfërisë mund të ketë shkuar 8 vite pas (në skenarin më të mirë) për shkak të këtyre dy ngjarjeve madhore ku përveç tërmetit është edhe pandemia e COVID-19.

Sipas Bankës Botërore  në kohën e vlerësimit të post-katastrofës ishin të paktën 20 miliardë lekë të planifikuara për rindërtimin por nevojat për rimëkëmbje afatshkurtër vlerësoheshin në 67.1 miliardë lekë apo (610 milionë USD) gati 51 për qind e nevojës.

Sipas raportit  tërmeti preku të paktën 200 mijë individë në 11 bashki me një efekt madhor ekonomik.

AIR Worldwide, Kompania e modelimit të riskut global konstaton se dëmet mesatare nga tërmetet dhe përmbytjet llogariten në 147 milionë USD në vit.

https://www.financialprotectionforum.org/file/2332/download?token=-iRAnHr3

Mbani mend këtë emër!

Previous article

Ekonomi: 578,847 $ për rikuperimin e dëmeve të tërmetit në bujqësi

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet