AktualitetEkonomiUncategorized

NËNSTACIONIN E IBËS, OST INVESTIM 1 MILIONË USD

0

Një investim I rëndësishëm prej 1 mln USD është kryer në Nënstacionin e Ibës, nga OST. 

Teksa pa nga afër investimin Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se  nga kjo  Përfitojnë 5 mijë abonentë dhe vepra i përgjigjet zhvillimit të zonës për 10 vitet e ardhshme.

Administratori i OST, Skerdi Drenova tha se  nënstacioni i ndërtuar në vitet ’70-të, i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, i cili i jep tashmë këtij nënstacioni një rol kyç.

“Nga një nënstacion fundor tashmë bëhet një nënstacion, që është një nyje transformuese, e cila do furnizojë zonat përreth, por njëkohësisht do të lehtësojë çdo akomodim të mundshëm, që mund të ndodhë gjatë punëve operative. Është ndryshuar totalisht gjithçka nga ana 110-she. I gjithë investimi është bërë që këtu të kemi sigurinë e transmetimit dhe kjo siguri transmetimi do ndihet shumë në të gjithë konsumatorët”, u shpreh administratori Drenova.

Ndërsa  ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se investimet në sektorin energjetik do të vijojë me qëllim jo vetëm modernizimin e sistemit, por duke pasur në fokus uljen e nivelit të humbjeve të energjisë në rrjet. “Kemi pasur një fokus tek energjia. Po bëhen çdo ditë dhe më shumë investime të rëndësishme, të cilat do të ndikojnë minimalisht edhe për një dekade, pasi janë të mirë studiuara dhe është shumë e rëndësishme për ne, që të ofrojnë edhe më shumë mundësi për akomodimin e kapaciteteve, të cilat do jenë të nevojshme në të ardhmen. Mos harrojmë faktin, që synimi jonë kryesor, i cili padyshim i takon shpërndarjes, por mbështetet edhe nga ju fuqishëm, është ulja e humbjeve në sisteme”,  u shpreh ministrja Belinda Balluku.

“DJATHË VELEÇIKU”, NË MALËSI TË MADHE

Previous article

“ENE 95” NGA NDËRTIMI TEK NDËRMJETËSIMI I PRONAVE

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet