Biznesi imUncategorized

Resort Ujëvara e Drinit, destinacioni i çdo stine

0

Besoj të gjithë i keni parë në rrjetet sociale, pamjet mahnitëse të ujëvarës së Drinit që përshkon mrekullisht pjesën përmes resortit të ndërtuar me të njëjtin emër “Resort Ujëvara e Drinit”.

Pa dyshim kush i shikon këto pamje nuk i shpëton dëshirës për t’i vizituar nga afër ambjentet plot jetë dhe shije në këtë resort.

Nuk ka rëndësi nëse është verë, pranverë, vjeshtë apo dimër, në çdo stinë Resort Ujëvara e Drinit vishet me petkun e ngjyrave të stinës duke ofruar një peisazh fantastik për të gjithë, sidomos për ata që janë të apasionuar pas fotografisë.

Kjo ujëvarë ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës. Pikërisht e vendosur në malin Zhleb në Bjeshkët e Namuna në fshatin Radavc, afro 11 km larg nga qyteti i Pejës. Ujëvara gjendet në burimin e lumit Drini i Bardhë dhe është 25 m e lartë.

Në pranverë zona të ofron freskinë dhe pamjen plot jetë të bimëve qe gjenden aty, gjelbërim pafund dhe freski.

Ndërsa në dimër, veshja me bardhësinë e  dëborës e bën këtë resort të marrë pamje përrallore, ku nga jashtë ke mundësinë të shikosh spektaklin e bardhësisë pafund, përkëdhelur nga ujëvara, ndërsa brenda këtyre ambjenteve gjendet mikpritja e ngrohte me standarde moderne.

Resorti ofron ushqime fantastike, tradicionale shqiptare, por edhe ushqime deti.

Vec dhomave standarde, këtu gjenden edhe Deluxe Suite, që kompleton më së miri dëshirat tuaja për një rehati maksimale, po ashtu ky është vend ideal për çdo event tuajin familjar dhe shoqëror.

I ndodhur mes gjelbërimit, resorti ofron argëtim dhe shërbim për të gjitha moshat.

Kjo ka bërë që numri i vizitorëve që vijnë këtu të rritet nga viti në vit nga vende të ndryshme.

Shërbimi profesional i stafit dhe çmimet e arsyeshme padyshim janë një tjetër pikë e fortë e Resort Ujëvara e Drinit.

E gjithë zona rrethohet edhe nga ujëvara të tjera më të vogla./ProBizz.al/

Horoskopi ditor – 21 Prill 2021

Previous article

Mytilineos zgjeron partneritetin global me Huawei

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Biznesi im