Këngëtari i famshëm The Weeknd, përsëri nxorri në pah anën e tij humane dhe këtë e ka treguar në një njoftim të rëndësishëm në rrjetet e tij sociale. Ai lajmëron se do të dhurojë 1 milion dollarë për në Etiopi, me qëllim që të lehtësojë urinë mes raporteve të spastrimit etnik në rajonin Tigray.
Besohet se janë vrarë, përdhunuar dhe abuzuar mijëra njerëz gjatë një konflikti në Etiopi që vazhdon prej 5 muajsh.
“Zemra ime thyhet për njerëzit e mi në Etiopi, ndërsa njerëz të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi. Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milionë vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin”,-shkruan ai postimin e tij./ProBizz.al/