Arritja e disa objektivave në jetë mund t’ju marrë gjithë kohën, ndërsa largoni fokusin nga fakte si të thjeshta, të cilat, nëse nuk i vlerësoni në kohë do të pendoheni. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre.
Nuk udhëtoni kur keni shansin
Ky është një nga pendimet më të zakonshme që kanë njerëzit. Njerëzit pendohen për të kaluarën që nuk kanë udhëtuar më shumë, para se të fillonin një punë 9-5 dhe para se të krijonin një marrëdhënie.
Nëse jeni një sipërmarrës, mund të besoni se nuk duhet të udhëtoni në fillimet tuaja të biznesit. Por ju mund të udhëtoni kur jeni të rinj, pa angazhime dhe në gjendjen tuaj kulmore fizike, por edhe gjatë angazhimeve. Puna online, vetëzhvillimin dhe arsimimin mund të bëhet edhe gjatë udhëtimit.
Qëndroni në një marrëdhënie të keqe
Ju ose dikush që njihni qëndron në një marrëdhënie të keqe thjesht se ka frikë të rrijë vetëm, ose se nuk do të gjeni dikë tjetër? Shumë njerëz qëndrojnë me partnerët e tyre thjesht nga frika. Kjo do të bëhet një nga pendimet më të mëdha, kur marrëdhënia juaj t’ju ketë konsumuar dhe është tepër vonë për të rikthyer të gjitha ato vite që keni kaluar me ta.
Ju intereson më shumë seç duhet mendimi i njerëzve të tjerë për ju
Frika se çfarë do të mendonin njerëzit e tjerë për ju, është ajo që ju mban peng për shumë gjëra që doni të bëni.
E vërteta është se kjo është jeta juaj dhe duhet të jeni të lumtur me të. Ju nuk mund të lejoni që opinionet e të tjerëve të diktojnë se si do të jetoni jetën tuaj.
Siç thotë dhe Will Smith: “Ne harxhojmë para që nuk i kemi, për gjëra që nuk na duhen, për t’u bërë përshtypje njerëzve që nuk ju interesojmë”.
Mos u shqetësoni më shumë për atë
që njerëzit do të mendonin për vendimet që ju merrni.
Kini frikë të thoni ‘Të dua’
Pse kemi kaq frikë të themi ‘Të dua’?
Sepse mund të na bëjë të pambrojtur? Sepse personi tjetër mund të mos ndihet në të njëjtën mënyrë?
Këto dy fjalë mund të zbukurojnë ditën e dikujt, javën e tyre, muajin e tyre, vitin e tyre, madje edhe jetën e tyre! Ky është një mësim nga brezi i vjetër për të gjithë ne, mos kini aq frikë t’u tregoni njerëzve se i doni.
Punoni shumë
“Mos jini shumë të zënë për siguruar jetesën sa të harroni të bëni një jetë.” – Dolly Parton
Një nga pendimet më të mëdha të njerëzve është se kanë punuar shumë gjatë gjithë jetës së tyre, sa kanë harruar të jetojnë në të vërtetë. Ata bëhen aq të zënë duke u përpjekur të fitojnë para për të pasur të gjitha gjërat që dëshirojnë, sa nuk janë në gjendje të argëtohen.
Nuk shijojnë veten e tyre.
Nuk përdorin të gjitha gjërat për të cilat kanë punuar kaq shumë.
Mos u bëni një nga këta njerëz. Provoni dhe gjeni ekuilibrin punë-jetë, në mënyrë që të mund të fitoni para duke bërë atë që doni, por gjithashtu të keni kohën e lirë për t’i përdorur ato.
Të ardhurat që keni nuk diktojnë nivelin tuaj të lumturisë.
Nuk luani mjaftueshëm me fëmijët tuaj
Fëmijët rriten kaq shpejt dhe nëse jeni shumë të zënë me punë thjesht kjo mund t’ju iki nga duart. Ato lojëra futbolli, lojëra në shkollë, ditët jashtë, ju keni vetëm një numër të kufizuar vitesh për të përjetuar ato gjëra dhe për të luajtur me fëmijën tuaj ndërsa janë të vegjël.
A po kaloni mjaftueshëm kohë me fëmijët tuaj?
Nuk kaloni kohë të mjaftueshme me prindërit tuaj
Në mënyrë të ngjashme si me fëmijët tuaj, të mos kaloni mjaftueshëm kohë me prindërit tuaj është një tjetër keqardhje e zakonshme. Pritet që ju të jetoni më shumë se prindërit tuaj dhe është e paarsyeshme të mendoni se ata do të jenë përgjithmonë atje.
Nëse nuk kaloni kohë të mjaftueshme me ta tani, do të pendoheni që nuk e keni bërë kur ata të mos jenë më dhe të jetë tepër vonë.
Nuk merrni kurrë një risk të madh
“Ai që nuk është aq i guximshëm sa të ndërmarrë rreziqe, nuk do të arrijë asgjë në jetë.” – Muhamed Ali
Sinqerisht, nëse jetoni tërë jetën tuaj pa marrë kurrë një rrezik të madh; ju keni bërë një jetë shumë të mërzitshme.
Rreziqet jo gjithmonë paguajnë mbrapsht, por ato janë të përfshira në të gjitha përvojat më të mira të jetës. Ata që nuk janë të hapur për të marrë rreziqe, kurrë nuk do të jenë në gjendje të shohin pjesën më të madhe të asaj që jeta ka për të ofruar.
Merrni pak risk në jetë!
Lini punën tuaj të qëndrueshme. Rezervoni një biletë diku. Filloni atë biznes. Fluturoni nëpër botë për t’i dhënë një marrëdhënie të re një shans. Ndiqni ëndrrat tuaja. Bëni të pamendueshmen. Jetoni në një vend të huaj. Jepini një shans vetes tuaj.
Nuk po e lini atë punën e tmerrshme
A nuk është kjo arsyeja pse shumica e njerëzve përfundojnë të mjerë?
Nuk e di pse njerëzit qëndrojnë në një punë që po ua bën jetën e tyre të mjerë gjatë gjithë jetës së tyre. Njerëzit e rritur janë kaq të përqëndruar në vazhdimin e jetës monotone saqë shpesh herë përfundojnë duke mos jetuar asgjë.
Sapo të kenë atë që menduan se donin, ata do të kuptojnë se nuk është ky vendi ku gjendet lumturia. Çdo gjë fillon me karrierën! Zgjidhni një karrierë që e doni dhe shqetësohuni për pjesën tjetër më vonë.
Nuk e kuptoni sa të bukur jeni
E fundit në listën e keqardhjeve më të zakonshme, është fakti që nuk e kuptoni se sa të bukur jeni. Shumë njerëz janë të pasigurt kur nuk kanë asnjë arsye për të qenë. Kjo i mban këta njerëz mbrapa, nga ndjekja e ëndrrave të tyre, nga ndjekja e partnerit të tyre të ëndrrave.
Ne jemi të gjithë unikë dhe të gjithë jemi të bukur. Mos lejoni që kjo t’ju pengojë në jetë. Jini të sigurtë në veten tuaj, besoni në ëndrrat tuaja. Ju jetoni vetëm një herë.
Marrë nga Businessmag