Sot Princi William dhe Kate Middelton festojnë 12 -vjetorin e martëses.
Por si nisi historia e tyre e dashurisë?
Çifti u takuan në Universitetin Andrew në Skoci në shtator të 2001 , kur nipi më i madh i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth filloi studimet për histori arti.
Në qershor të 2005 ata u diplomuan . Pas 10 vitesh miqësi mes tyre Kate dhe William shpallën më në fund fejesën.
Në vitin që do pasonte çifti kurorëzoi lidhjen e tyre të dashurisë në martesë.
Në dasmën madhështore morën pjesë shumë njerëz ku vetëm në rrugët e Londrës ndodheshin rreth 1 milionë qytetarë.
Ata janë prindër të tre fëmijëve George, Louis dhe vajza Charlotte.
Ndërkohë për shumë pak ditë pritet të bëhet edhe kurorëzimi i babait të William, mbretit Charles.