Në periudhën janar-qershor të këtij viti Shqipëria ka regjistruar një rritje të vizitorëve prej 33 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar shifrat e vitit 2023 dhe vitit 2022.
“Në 6 muajt e parë të këtij viti e kanë frekuentuar Shqipërinë 3,4 milionë vizitorë të huaj, ose 33% më shumë se vitin paraardhës duke na bërë pjesë të hartës turistike të Mesdheut, me shijen unike të gjithçkaje që gjen në Shqipëri”, shkruan Kumbaro.
Në videon e publikuar nga Kumbaro thuhet se “vetëm në qershor 2022 Shqipëria u vizitua nga 876 056 vizitorë, ndërsa në qershor 2023 nga 100 70 33 vizitorë pra 15 % më shumë vizitorë se një vit më parë. Në janar -qershor 2022 u vizitua nga 2 553 747 vizitorë, ndërsa në janar- qershor 2023 nga 3 396 932 ose 33% më shumë”.