Ministria e Financave: Shqipëria me norma inflacioni të përmbajtura

Shqipëria ka norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim, sipas ministres së Financave Delina Ibrahimaj.

Shqipëria ka vijuar të ketë norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2023 është 4.5 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 7.4 %”, tha Ibrahimaj.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë edhe rritjen më të madhe pasi kanë peshën kryesore në shpenzimet e shportës së qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë, ky inflacion është më i ulët se inflacioni i kësaj kategorie në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Europian.