Në një ceremoni të veçantë është festuar 30 vjetori i Filipi Company ku u bënë pjesë punonjës, grumbullues e furnitorë, bashkëpuntorë të ndryshëm, organizata biznesi, përfaqësues të dhomave të tregtisë, gazetarë e analistë, partner ndërkombëtarë si dhe Presidenti i vendit z. Ilir Meta.
Në një dokumentar të shkurtër u prezantua për të pranishmit historiku 30 vjeçar i kompanisë përpunuese dhe eksportuese e bimëve medicinale dhe aromatike.
Më pas Presidenti i kompanisë, z. Filip Gjoka bëri një përshkrim më të detajuar.
Z. Gjoka i falenderoi të gjithë punonjësit për kontributin që japing në ngjitjen lart e më lart të kompanisë.
Filipi Co është kompania e cila sjell në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar më shumë se 180 llojë të ndryshme bimësh dhe kryen eksporte në Amerikë, Kanada, Amerikën Latine e Europë.
I pranishëm në këtë ceremoni, Presidenti i vendit z. Ilir Meta, përgëzoi z. Gjoka për suksesin e kompanisë dhe për kontributin që jep në punësimin e të rinjve dhe banorëve në zonat e thella.
Nuk munguan edhe përshëndetjet me video mesazh nga Kreu i opozitës z. Lulzim Basha, Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe një partner kryesor në Amerikë Mr. Dan Crabbe nga kompania A.A. Sayia, i cili në pamundësi për të qenë prezent fizikisht, dërgoi një video mesazh.
Ines Mucostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë në vend vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm që ka kjo kompani në ekonomi.
Emocionues ishte fjalimi i znj. Marjeta Ymeri e cila ka punuar për 25 vite pranë Filipi Company dhe tashmë ka dalë në pension.
Mbrëmja vijoi me muzikë të zgjedhur nga DJ dhe nën performancën e artisteve të violinës Albana Leka dhe Ines Memisharaj…/ProBizz.al/