I njohur për vlerat e jashtëzakonshme në organizëm, Eker Kefir ka mbërritur edhe në Shqipëri nga Global Distributions.
Kompania e produkteve te qumështit Eker është një nga markat më të dashura në Turqi dhe e ka nisur udhëtimin e saj në vitin 1977 në Bursa nga Altan Eker. Puna ka nisur me prodhimin e dhallës.
Më pas në vitin 1981 u krijua Ferma Eker me një kapacitet të shtuar dhe me teknologjinë më të fundit të prodhimit në atë kohë. Në vitin 1983 u regjistrua në Izmir si një markë kombëtare.
Në vitin 1987 marka u shtri edhe në Stamboll duke u përfshirë në një konkurrencë të fortë në tregun vendas. Në vitin 1997 firma u shtri edhe në Ankara duke u fuqizuar në tregun vendas.
Më pas investimi u shtri edhe në qytete të tjera të Turqisë. Në vitin 2000 vizioni u zgjerua dhe vijuan investime të tjera. Në vitin 2006 nënshkroi marrëveshje me firmën franceze Andros duke shtuar kapacitetin e prodhimit dhe pasuroi gamën e produkteve. Me këtë hap u bë edhe diferenca e kësaj kompanie në këtë sektor.
Fabrika e re e ndertuar beri që të rritet kapaciteti i prodhimit ne 250 mijë ton. Kështu Eker u kthye në kompaninë më të madhe në industrinë e qumështit në një territor prej 120 dynymësh në një sipërfaqe prej 39 mijë metër katror.
Në vitin 2019 Eker arriti që të ketë 35 qëndra shpërndarjeje. Eker gjithashtu arriti që të ketë një personel prej 1600 personash.
Çfarë është kefiri?
Kefiri është qumësht i fermentuar që ngjan dhe shijon njësoj si kosi. Sipas të dhënave fermentimi arrihet duke kombinuar qumështin me kokrrizat e kefirit dhe duke i mbajtur në frigorifer për mbi 24 orë. Ai njihet si një nga ushqimet më të shëndetshme.
Ky lëng është shumë i pasur me probiotikë të cilat janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm. Kefiri përmirëson tretjen dhe pakëson ndjeshmërinë ndaj laktozës dhe problemet me tretjen e saj.