Adelina Ismaili, këngëtarja shqiptare, shumë e njohur, është një ndër emrat më të përfolur në botën e skenës dhe ekranit shqiptar.
Kohët e fundit veprimi humanitar që ajo ka bërë e vendosi atë në qendër të mediave rozë. Përmes një lajmi të postuar në rrjetet e saj sociale, ajo tregoi për kontributin e saj. Adelina ka dhuruar 12 shtëpi për familjet në nevojë. Përgëzimet kanë qenë të pafundme.
Kujtojmë se ajo prezantonte një emision televiziv deri në periudhën e Vitit të Ri. Në disa foto të publikuara në Instagram ajo ka treguar se ajo bëri një pauzë si pasojë e disa problemeve shëndetësore.
“Më mungon, na e rregullo pak fundjavën aman”,-i ka shkruar asaj një ndjekëse. “Shpejt…kam pasë probleme shëndetësore (jo Covid). Shpeeeejt”,-ia kthen këngëtarja./ProBizz.al/