Dhe pse iPhone-t vazhdojnë të përdorin portën Lightning për momentin, Apple ka nisur tranzicionin në shumë pajisje të sajat, duke i pajisur ato me porta USB-C përgjatë viteve të fundit.
Tashmë Apple ofron USB-C në të gjithë pajisjet Mac që shet, që nga MacBook Air e deri në Mac Pro. pajisje të tjera me portë USB-C të përfshirë janë iPad Pro, iPad Air, gjenerata e 6-të e iPad mini, Studio Display dhe Pro Display XDR.
Apple përfshin gjithashtu këtë portë në Magic Keyboard për iPad, në Beats Flex dhe kasat e karikimit të Beats Studio Buds dhe Beats Fit Pro.
Raportimet më të reja tregojnë se do të jenë dhe 7 pajisje të reja nga Apple të cilat do të pajisen me portën e karikimit USB-C
iPhone 15
iPhone 14 me shumë mundësi do të vazhdojë të përdorë portat Lightning sipas raportimeve të tanishme, por sipas analistit të njohur Ming-Chi Kuo, Apple do të përfshijë këtë portë në të paktën një prej pajisjeve të gjeneratës iPhone 15.
iPad bazikë
Apple planifikon të përmirësojë iPad me kosto më të ulët me porta USB-C, sipas 9to5Mac dhe Gurman. Kjo mund të jetë një surprizë për gjeneratën e 10-të të iPad.
Kasa e karikimit të AirPods
Sapo iPhone-i të përdorë porta karikimi USB-C, dhe kasa e AirPods do të mund të karikohet përmes kësaj porte.
Produkte të tjera në këtë listë mund të jenë dhe MagSafe Battery Pack, Magic Mouse/ Trackpad/ Keyboard.
Burimi: Geek Room