“Fraeno Agriculture” është një nga pikat e grumbullimit të mbështetura nga AZHBR përmes Skemës Kombëtare.
Në sajë të këtij financimi është realizuar krijimi i hapësirave të mëdha magazinuese, dhomat frigoriferike me kapacitet të lartë për ruajtjen e produkteve, standardizimin dhe përgatitjen për eksport. Kjo kompani ka siguruar lidhje me rreth 500 fermerë të cilët sjellin produktet e tyre tyre dhe i eksportojnë në vendet e BE – së dhe SHBA.
Impakti që kanë investimet në pikat e grumbullimit shkon tek një numër i madh fermerësh, pasi në sajë të bashkëpunimit midis tyre është rritur rendimenti i prodhimit, standardet dhe eksportet e produkteve shqiptare.
Burimi: AZHBR