51 % e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç që gjenerojnë ide, punojnë, punësojnë e ndërtojnë me përkushtim histori suksesi. Kështu shkruan në një postim në rrjetin social facebook ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.
“Agroturizmi në Shqipëri është sot një realitet i mjeshtërisë në kulinari, promovimit të identitetit bujqësor, trashëgimisë kulturore, karakterit unik të mikpritjes dhe bujarisë së natyrës shqiptare dhe një infrastrukture kapacitetesh të përmirësuar ndjeshëm që ka sjellë zhvillim në zona të thella rurale përmes magjepsjes së vizitorëve vendas e të huaj që janë bërë frekuentues të rregullt të këtyre realiteteve” thotë ministrja Krifca.
Sipas saj qeveria shqiptare mbështet dhe promovon agroturizmin përmes një pakete fiskale favorizuese, mbështetje financiare për të rivitalizuar dhe zhvilluar më tej mjedisin rural si një aset i rëndësishëm i ekonomisë dhe kulturës sonë.
Burimi: Ministria e Bujqësisë