Hakerimi është një biznes i madh në internet. Ka dy arsye të mëdha pse njerëzit hakerohen: të metat në software dhe të metat në sjelljen njerëzore. Ju nuk mund të bëni shumë për dobësitë e kodimit, por mund të ndryshoni sjelljen dhe zakonet tuaja të këqija.
“Kompjuterët janë njësoj si armët në kohët e lashta,” thotë hakeri Jayson E Street. “Kriminelët përdornin armë sepse ishte e lehtë të kryeje një krim. Epo, kompjuterët e kanë bërë vërtet të lehtë kryerjen e krimeve.”
Një grup ekspertësh tregojnë se si po veprojnë hakerët dhe çfarë mund të bëni për t’i luftuar ata.
Këtu janë hapat që mund të ndërmerrni për t’u mbrojtur në internet:
- Mbani gjurmët e teknikave më të fundit të krimit kibernetik në mënyrë që të jeni të vetëdijshëm për to gjatë shfletimit.
- Një mënyrë tjetër për të shmangur të qenit viktimë e krimit kibernetik është instalimi i software-it antivirus dhe mbajtja e software-it të përditësuar, pasi përditësimet në përgjithësi përmirësojnë sigurinë dhe heqin defektet.
- Hardware duhet gjithashtu të mbahet i përditësuar për të mbështetur përmirësimet e sigurisë së software-it.
- Asnjëherë mos hapni email ose link të dyshimta.
- Qëndroni jashtë rrjeteve publike dhe çaktivizoni Bluetooth-in kur nuk është në përdorim.
- Fjalëkalimet duhet të përditësohen rregullisht.
- Aktivizoni vërtetimin me dy faktorë në llogaritë në internet kudo që të jetë e mundur.
Burimi: Euronews