Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në samitin e ndryshimeve klimatike COP26 në Glasgow pas këshillave mjekësore për të pushuar.
Mbretëresha 95-vjeçare iu nënshtrua kontrolleve paraprake mjekësore në spital të mërkurën e kaluar. Ajo anuloi një vizitë në Irlandën e Veriut për shkak të përkeqësimeve shëndetësore.
Angazhimet publike i rifillioi të martën, duke takuar ambasadorët përmes lidhjes me video nga Kështjella Windsor.
Buckingham Palace tha se ajo “me keqardhje” vendosi të mos marrë pjesë në samit.
Por pallati tha se ajo do t’ua dorëzonte adresën e saj delegatëve duke përdorur një video mesazh të regjistruar.
Kuptohet që Mbretëresha dëshiron shumë që COP26 të rezultojë në veprime kuptimplota për ndryshimin e klimës nga vendet pjesëmarrëse dhe shpreson që mungesa e saj të mos përdoret nga të tjerët si arsye për të mos marrë pjesë.
Mbretëresha tha në hapjen e Parlamentit të Uellsit në fillim të këtij muaji se ishte “me të vërtetë irrituese” kur njerëzit flasin, por nuk veprojnë për çështjet klimatike.
Në fotografitë e publikuara të martën, mbretëresha po buzëqeshte në kamera duke përshëndeti ambasadorët e Koresë së Jugut dhe Zvicrës. Ata po flisnin me të nga Pallati Buckingham.
Ishte hera e parë që ajo shihej që kur organizoi një Samit Global të Investimeve në Kështjellën Windsor .
Të nesërmen, Pallati Buckingham tha se monarku kishte “pranuar me ngurrim këshillat mjekësore për të pushuar për ditët e ardhshme”.
Samiti global i klimës COP26 në nëntor shihet si vendimtar nëse ndryshimi i klimës do të vihet nën kontroll. Pothuajse 200 vendeve po u kërkohet të ulin emetimet dhe kjo mund të çojë në ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme.
Burimi: BBC