Përfundon projekti i FAO-s për gatishmëri emergjente ndaj murtajës afrikane të derrave (MAD) në Ballkan, ku përmes takimit të sotëm vendet dhe partnerët diskutuan arritjet dhe aktivitetet për hapat e mëtejshme për pesë vendet përfituese (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia).
Projekti dhe takimi në vetvete janë një shenjë e qartë se pavarësisht kufizimeve në udhëtime dhe takimeve me prezencë fizike për shkak të pandemisë globale COVID-19, FAO vazhdon të bashkojë aktorët në ngjarje virtuale për të diskutuar rreth murtajës afrikane të derrave, sëmundjes virale vdekjeprurëse dhe ndërkufitare e derrave rritur në ambientet blegtorale dhe derrit të egër, kundër të cilit nuk ka trajtim apo vaksinë.
“Viti 2020 ishte një vit sfidues për të gjithë ne, por jemi përshtatur me sukses me situatën e re dhe kemi vazhduar të mbështesim në mënyrë efektive vendet përfituese,” tha Daniel Beltrán-Alcrudo, këshilltar teknik i FAO-s për shëndetin e kafshëve.
Projekti filloi me Seminarin fillestar në shkurt 2019, ku u diskutuan objektivat dhe aktivitetet në vendet respektive. Katër misione fillestare u kryen në vitin 2019 për të vlerësuar gatishmërinë e pesë vendeve përfituese dhe për të identifikuar faktorët kryesorë të rrezikut për murtajën afrikane të derrit.
U mbajtën workshope mbi biosigurinë për të afruar mbarështuesit e derrave, si dhe u organizuan dy aktivitete në kuadër të trajnimit të trajnerëve, të ndjekura nga një seminar rajonal dhe tre kombëtare, për të diskutuar politikën e menaxhimit të MAD tek derrat e egër. Gjithashtu në 2019, një ushtrim simulimi u organizua në Maqedoninë e Veriut. Një seminar rajonal 4-ditor mblodhi së bashku vendet e Ballkanit dhe Evropës Lindore për të ndarë përvojat për menaxhimin e shpërthimeve të MAD (dhe sëmundjeve të dermatozës nodulare kontagioze).
Si arritje kyçe dhe afatgjatë, është manuali i FAO-s për zbulimin dhe diagnostikimin e MAD, përkthyer në të gjitha gjuhët ballkanike.
Në vitin 2020, me shfaqjen e pandemisë COVID-19, fokusi ishte të kalohej nga ngjarjet me presencë fizike në ato virtuale. Për këtë qëllim, në verën e vitit 2020, u zhvillua, një kurs online gatishmërie për MAD, në gjuhën serbe, duke arritur praninë e 350 veterinerëve. Gjatë gjithë vitit, tre takime koordinuese online lejuan vazhdimin e diskutimit të projektit me vendet përfituese, pavarësisht kufizimeve të COVID-19.
Janë kryer aktivitete të ndryshme kërkimore dhe analitike, të tilla si analiza e sektorit të derrave në Maqedoninë e Veriut, një aplikacion online për të raportuar karkasat e derrit të egër, një analizë kosto-përfitim për MAD, si dhe grumbullimi i të dhënave për të analizuar faktorët gjeografikë dhe kohë për të gjetur derrin e egër të ngordhur.
Në shkurt 2021, ushtrimi i parë i simulimit online në shumë vende u realizua me mbështetjen e organizatave partnere dhe u pilotua një mjet i ri për vëzhgimin e gjuetisë në terren. Midis korrikut dhe tetorit, FAO dhe organizatat vendore të gjuetisë trajnuan mbi 500 menaxherë të gjuetisë në terren për murtajën afrikane të derrave tek derrat e egër dhe biosigurinë në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Mali i Zi, ndërsa një ushtrim simulimi me prezencë fizike u mbajt në Mal të Zi. Posterat dhe materialet informuese u prodhuan për fermerët, veterinerët, si dhe për publikën e gjerë mbi murtajën afrikane të derrave, të përkthyera dhe shpërndarë në të gjitha gjuhët ballkanike.
“Për fat, këtë verë patëm mundësinë të organizonim disa aktivitete, të cilat u desh t’i shtynim prej vitit 2020. Me mbështetjen e partnerëve tanë lokalë, arritëm të trajnojmë aktorët kryesorë për murtajën afrikane të derrave,” tha Mark Hovari, ekspert i FAO-s për gatishmërinë mbi shëndetin e kafshëve. “Nëse më duhet të zgjedh një arritje për të cilën jemi krenarë, do të ishte kursi i trajnimit në internet i MAD, që u zhvillua në kuadër të këtij projekti, i cili është përkthyer në katër gjuhë dhe është një nga kurset kryesore të sapokrijuara në kuadër të Qendrës Mësimore Virtuale (VLC).”/ProBizz.al