Fashion Show 2021 tashmë është kthyer në një traditë disa vjeçare nga Departamenti i Tekstilit dhe Modës të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Departamenti i Tekstilit dhe Modës është njësi mësimore dhe shkencore e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të UPT i cili mbulon një degë të veçantë të këtij Fakulteti, atë të “Inxhinierisë së Tekstilit dhe Modës”. Ky Departament mbulon të vetmen degë Universitare në fushat e Tekstilit, Modës, Fashion Design, Menaxhimit të Ndërmarrjeve të Tekstilit dhe Veshjeve e Këpucëve në Shqipëri.
Fashion Show Event 2021 këtë vit erdhi me një frymë bashkëpunimi me Shoqaten PEA-s, mbështetjen e Eptan Lohjes, Firmës Marsi & AL, si dhe disa ndërmarrjeve më prestigjoze të konfeksioneve dhe këpucës shqiptare me moton Made In Albania (Fital, Krienko Jeans, Mali sh.p.k).
Eventi iu dedikua kreativitetit, inovacioneve dhe promovimit të punimeve të studentëve të cilët ndërthurin tendencat e modës, shijet dhe informacionet e thelluara që ata marin në këtë degë.
Ky event ka si qëllim promovimin e punës së studentëve të Degës së Inxhinierisë dhe Modës si e vetmja e këtij lloji në vend nën kujdesin e pedagogeve te tyre.
Fashion Show 2021 u mbajt më datë 18 Nëntor në ambientet e korpusit të UPT. Modelet demonstruan në pasarelë punimet e studentëve dhe mini koleksionet e kompanive të industrisë së veshjeve dhe këpucëve si Krienko, Mali dhe Fital./ProBizz.al