Elon Musk ka bërë shumë parashikime për të ardhmen e shoqërisë dhe rolin që do të luajnë kompanitë e tij Tesla dhe SpaceX. Milioneri ka mendime shumë të forta dhe nuk ka frikë t’i shprehë ato në intervista, konferenca, madje edhe në rrjetet sociale. Këtë herë ai foli për ndikimin që do të ketë Inteligjenca Artificiale në punët e së ardhmes dhe përmendi karrierat që do të jenë të sigurta.
“Inteligjenca Artificiale do t’i bëjë punët pak të kota,” tha Musk të enjten në Konferencën Botërore për Inteligjencën Artificiale.
Në event ata e pyetën nëse duhet të shqetësoheshin. Zhvillimi i teknologjive të reja ka bërë gjithnjë disa punë vjetrohen, por gjeneron edhe nevoja të reja, çështja është të dish të përshtatesh. Megjithëse një makineri mund të bëjë punën që dikur i përkiste një personi, tani kërkon që dikush ta kontrollojë makinerinë.
Sipas Musk, njerëzit që dinë të zhvillojnë softuer të inteligjencës artificiale ose të programojnë makineri do të jenë më të rëndësishëm. Megjithatë, do të vijë një pikë ku AI mund të shkruajë softuerin e vet. Pra, cilat punë janë të sigurta?
Prodhimi dhe shpërndarja e të gjithë sektorëve është ndoshta në duart e teknologjisë. Ajo që do të nevojitet në këtë shoqëri futuriste do të jetë ndërveprimi njerëzor.
“Nëse jeni duke punuar në diçka që përfshin njerëz ose inxhinieri, ndoshta është një fokus i mirë për të ardhmen tuaj”, përfundoi Musk.
Burimi: Entrepreneur