Twitter së shpejti do t’i lejojë përdoruesit të heqin veten nga bisedat në të cilat nuk duan të jenë pjesë.
Gjigandi i mediave sociale njoftoi të enjten se po eksperimentonte me një opsion “unmentioning”, duke shkruar në një postim në Twitter se do të jetë një mënyrë për përdoruesit për të “mbrojtur paqen e tyre”.
Për të përdorur këtë veçori, përdoruesit e Twitter-it duhet të zgjidhnin “leave this conversation” nga një meny opsionesh në tweet. Një GIF i përfshirë me njoftimin e Twitter tregon një shembull të një personi që po heq veten nga një bisedë pasi dikush ka shkruar në Twitter: “Ti ta shpif!”
Kreu i produkteve të konsumit të kompanisë, Jay Sullivan, tha se ishte krenar për ndryshimet që po bëhen për ta bërë Twitter më të sigurt.
“Më shumë do të vijnë.” – tha ai.
Opsioni tashmë është përhapur në web për disa njerëz.
Twitter së fundmi eksperimentoi me ndryshime të tjera, duke njoftuar të martën se po punon për një veçori modifikimi.
“Ne po fillojmë testimin brenda @TwitterBlue Labs në muajt e ardhshëm për të mësuar se çfarë funksionon, çfarë jo dhe çfarë është e mundur”, tha kompania në një postim në Twitter.
Burimi: NBC News