Shkrimi, një pasion i lindur, i ushqyer vit pas viti, për të sjellë më pas fryte të paharrueshme. Aljad Bilimani është 30 vjeçari, i apasionuar pas librit, shkrimit, thurjes së poezive dhe gjithçka që ka të bëjë me shkrirjen e imagjinatës dhe ndjenjave në një letër.
Në një intervistë për ProBizz.al, autori i 14 librave të shumë pëlqyer, flet rreth jetës së tij dhe pasionit për librin.
Kur e kuptuat për herë të parë se donit të bëheshit shkrimtar?
Aljad: Kur kam filluar të shkruaj kam qen tepër i ri. Nëna ime më sugjeroi që poezitë që unë shkruaja duhej t’i botoja me patjetër. Ajo e dinte se unë duhej të bëhesha shkrimtar.
Kur e keni shkruar librin tuaj të parë dhe sa vjeç keni qenë?
Aljad: Librin e parë e kam botuar në vitin 2015. Në atë kohë unë isha emigrant dhe e kam botuar atje.
Sa libra keni shkruar? Cili është i preferuari juaj?
Aljad: Tani kam shkruar 14 libra dhe jam duke punuar librin e 15 dhe të 16. Libri im më i preferuar është Romani “DASHURIA E NJË FEMRE” dhe një vëllim poetik “I BURGOSURI YT”.
Nga frymëzoheni apo merrni idetë për të shkruar një libër?
Aljad: Unë frymëzohem më tepër nga nëna ime, nga natyra dhe jeta e njerëzve.
Cili është libri që ju ka dhënë ndjenjat më të forta?
Aljad: Librat që më kanë pëlqyer më shumë ose më saktë autorët janë ato të Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë dhe Lasgushit.
Cfarë ju pëlqen të bëni kur nuk jeni duke shkruar?
Aljad: Kur nuk jam duke shkruar më pelqen të udhëtoj.
A përpiqeni më shumë të jeni origjinal apo t’u jepni lexuesve atë që ata duan?
Aljad: Gjithmonë më ka pelqyer që të jem orgjinal, të shkruaj atë që unë vërtet ndjej, pa e marr parasysh nëse ajo do pëlqehet nga njerëzit apo jo.
Si e ndryshoi procesin tuaj të të shkruarit botimi i librit tuaj të parë?
Aljad: Libri ka ndikuar shumë mirë tek unë, më ka ndimuar që të jem më i rregullt, më i sjellshëm, më i dashur dhe t’i dua njerëzit edhe më shumë. Pra, jeta ime ka ndryshuar plotësisht prej librit.
A e shihni shkrimin si një lloj praktike shpirtërore?
Aljad: Librin e shikoj si mikun tim më të mirë. Ai më qetëson gjithmonë kur unë nuk jam mirë emocionalisht. Ai më mëson si duhet të dal gjithmonë nga mërzia.
Nëse nuk do të shkruanit, çfarë do të kishit zgjedhur të bëni?
Aljad: Nuk e di se cfarë duhet të bëja tjetër nëse nuk do bëhesha shkrimtar. Nuk e kam menduar ndonjëherë, sepse dëshira ime e hershme ka qenë kjo.
Cila ka qenë çasti juaj më i vështirë rreth të shkruarit?
Aljad: Skena më e vështirë tek unë ka qenë kur unë sapo kisha filluar të shkruaja dhe nuk mundesha t’i botoja ato. Gjendja ekonomike e familjes nuk ishte shumë e mirë dhe çdo gjë ishte e vështirë, por duke u bërë i fortë dhe i duruar ia dola me çdo gjë dhe ndryshoi gjithçka.
Si janë reagimet e lexuesve tuaj për librat tuaj?
Aljad: Reagimet e lexuesve janë tepër të mira. Çdo projekt që nxjerr pritet mirë. Më mbështesin dhe më vlerësojnë tepër.
A po punoni me ndonjë vepër për momentin, që dëshironi të ndani me lexuesit tuaj?
Aljad: Për momentin jam duke punuar me 2 vepra. Besoj se do të dalin shumë shpejt.
ProBizz.al