Huawei dhe partneri lokal Berlevåg Jeger-og Fiskerforening (BJFF) kanë vendosur me sukses një sistem filtrimi me inteligjencë artificiale në lumin Storelva të Norvegjisë që lejon salmonin e Atlantikut të kalojë në rrjedhën e sipërme dhe filtron salmonin e Paqësorit në një rezervuar. Ky sistem i automatizuar filtrimi arrin të identifikojë dhe filtrojë salmonin pushtues të Paqësorit për t’i parandaluar ata të mbingarkojnë dhe fshijnë salmonin e egër të Atlantikut të Norvegjisë. Salmoni i Paqësorit, i njohur gjithashtu si salmoni me gunga u fut në Detin e Bardhë të Rusisë në vitet 1950 dhe duke bërë shpejt rrugën drejt brigjeve të Norvegjisë po kërcënon të pushtojë salmonin e Atlantikut në qindra lumenj përgjatë vijës bregdetare të Norvegjisë.
Në qershor 2022 nën iniciativën TECH4ALL të Huawei, Huawei dhe BJFF vendosën sistemin e filtrimit për të parandaluar hyrjen e salmonit të Paqësorit në kanalin e sipërm të sistemit lumor të Norvegjisë. Një portë mekanike lejon salmonin lokal të Atlantikut dhe salmonin me njolla të kuqe të Arktikut të vazhdojnë në rrjedhën e sipërme për të përfunduar procesin e tyre migrator të vezëve. Lloji pushtues devijohet në një rezervuar mbajtës për largim të mëvonshëm. “Kjo është një risi unike, si në Norvegji ashtu edhe në nivel global. Me këtë zgjidhje të teknologjisë së lartë, ne kemi kontroll të plotë të lumit. Menaxherët lokalë të lumenjve dhe administratat lokale dhe qendrore përgjatë bregdetit kanë treguar gjithashtu interes të madh për projektin”, tha Presidenti i BJFF Geir Kristiansen.
Numri i salmonit të egër vendas ka rënë me një të katërtën nga nivelet maksimale. Salmoni pushtues i Paqësorit së bashku me salmonin e kultivuar të arratisur janë faktorët kryesorë që kanë dobësuar gjenomin e salmonit të Atlantikut pas ndërthurjes. “Salmoni i egër i Norvegjisë kërcënohet nga specie të tjera, duke përfshirë salmonin me gunga dhe salmonin e kultivuar të arratisur. Sistemi i monitorimit duke përdorur Inteligjenën Artificiale po ndihmon për të ndaluar këtë dhe për të mundësuar menaxhimin e lumenjve në të ardhmen,” tha administratori i BJFF, Tor Schulstad.
Të dhënat e mbledhura zbulojnë gjithashtu modele të sakta të sjelljes migratore, monitorojnë lloje të ndryshme të popullatave të peshqve, ofrojnë informacion për kërkime të mëtejshme dhe të ndihmojnë në zhvillimin e masave për të ndaluar mbipeshkimin. “Instalimi i një sistemi devijimi në një lumë të trazuar është një detyrë jashtëzakonisht sfiduese. Më lanë përshtypje përpjekjet e partnerëve tanë, BJFF dhe komunitetit lokal. Këtu njerëzit aspirojnë të provojnë rolin që ka menaxhimi i mirë në shpëtimin e lumenjve nga fatkeqësitë mjedisore ”, tha Vegard Kjenner, Drejtor Teknik në Huawei Norvegji.
Si e para në botë, zgjidhja duhej të projektohej nga e para. Në fillim të vitit 2021, algoritmet u krijuan bazuar në teknologjinë e vizionit të makinerive të Huawei për të identifikuar lloje të ndryshme peshqish. Më pas, në korrik 2021, Huawei dhe BJFF vendosën një stacion monitorimi të pajisur me një kamerë nënujore në lumin Storelva. Duke siguruar një transmetim të vazhdueshëm video, hardueri i shoqëruar me algoritmin identifikon salmonin e Atlantikut me një saktësi prej 91% dhe shkurton kërkesat e punës manuale me 90%. Metodat tradicionale kërkojnë punë intensive, duke u mbështetur te vullnetarët për të qëndruar në lumë dhe për të identifikuar salmonin e Paqësorit me sy të lirë, kryesisht nga njollat në bishtin e tyre. Kjo e bën të vështirë përcaktimin sasior të kërcënimit – shumë peshq mungojnë dhe seksi i tyre është i pamundur të përcaktohet.
Hapi tjetër është vendosja e zgjidhjes në fermat e salmonit të Norvegjisë për të reduktuar dëmin mjedisor të shkaktuar nga peshqit e kultivuar të arratisur.
TECH4ALL është një nismë afatgjatë dhe plan veprimi që Huawei lançoi për të promovuar përfshirjen dixhitale. Qëllimi i tij kryesor është të sigurojë që askush të mos mbetet prapa në botën dixhitale. Huawei punon me klientët dhe partnerët për të promovuar përfshirjen dixhitale dhe zhvillimin e qëndrueshëm në katër fusha – arsimi, mjedisi, shëndeti dhe zhvillimi.