Camping Çajupi ndodhet në Luginën e Cajupit, 1200 m mbi nivelin e detit. Ajo është një fermë në mes të maleve, dhe ka 3 dhoma të cilat ofrohen në traditën baritore. Çdo dhomë mund të akomodojë deri në 6 persona. Në këtë fermë që shërben dhe si shtëpi mikpritëse, janë dy tualete. Pamja e gjithë mjedisit është mahnitëse. Miqtë, apo turistët, nëse mbërrijnë paradite, mund të nisin aktivitetin e ngjitjes në pikën e malit Skafendo 1475 m ose të gjejnë një rrugë tjetër më të lehtë për hiking.
Ky aktivitet zgjat 2 orë. Gjithë paketa për të qëndruar në këtë fermë, për akomodim, ushqim dhe aktivitete është 40 euro nata për person. Është vend ideal për grupe miqsh që duan aventurën e ngjitjes dhe sportet outdoor. Do shijoni ushqimin e jashtëzakonshëm, të shijshëm gjithcka e bërë nga dora e njeriut, nga ferma në tavolinë.
Ferma ka 1500 krerë bagëti, dele, dhe produktet e qumshtit janë kryesore këtu, por dhe mish qingji, raki, verë, cajëra mali etj. Pasditen mund ta kalosh me barinjtë që kujdesen për bagëtinë dhe të merrni pjesë në traditat dhe ritualet baritore, si psh mjeljen e bagëtive, bërjen e djathit etj. Para darkës mund të bëni dhe kalërim në fushën e Cajupit. Darka mbyllet me vështrimin e yjeve dhe magjinë e natyrës me miqtë dhe mikpritësit.