• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, August 7, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Shqiptarja që zhvillon biznes në Kuvajt dhe synon shumë shpejt edhe Shqipërinë

November 15, 2022
in Histori Suksesi, Intervista, Karriere, Siperrmarres te suksseshem, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Pamela Medha ka studiuar biznes dhe vitet e fundit ajo ka ngritur një sipërmarrje në një treg pak të njohur për ne shqiptarët. Vala është sipërmarrja e saj në Kuvajt, ku ka marrë ekskluzivitetin e disa produkteve kozmetike koreane. Pamela po studion tregun dhe po punon të sjellë të njëjtat marka dhe të njëjtin model biznesi edhe në Shqipëri. Ndiqni intervistën e zhvilluar për Businessmag.al.

Ju keni një sipërmarrje në Kuvajt. A mund të na thoni cila është përvoja juaj në një vend të pa eksploruar për shqiptarët? 

Kuvajti është një vend shumë mikpritës dhe bujar. Në rastin tim, kam patur një përvojë  mjaft pozitive. Kam ardhur këtu në moshën 26 vjeç, pas disa përvojave të punës në Shqipëri dhe Gjermani. Në sipërmarrje kam qenë gjithmonë e angazhuar në biznesin e familjes. Si e diplomuar për bizines, jam shumë e kënaqur për frymën e sipërmarrjes në Kuvajt. Këtu nuk ka taksta, përveç se 5% tatim doganor. Gjithashtu, ka shumë ndihma financiare nga bankat. Këtu ka shumë mbështetje për sektorin privat dhe sidomos për gratë. Nuk është e lehtë të gjesh partnerin e duhur në biznesi dhe këtu nuk hap dot kompani pa një partner vendas. Unë jam shumë e lumtur që shoqja ime kuvajtjane pranoi të më ndihmonte në këtë nismë dhe deri tani ka shkuar shumë mirë.

Si po e zhvilloni biznesin aty?

Biznesi që zhvilloj është një trend mjaft i kërkuar këtu, si dhe në vendet e tjera të lindjes së mesme. Gjithashtu, në të gjithë botën, kozmetika koreane po lë mbrapa shumë vende të tjera, siç janë Japonia, Franca etj. Për sa i përket visionit dhe misionit të kompanisë tonë, fokusohemi tek përpërësit e shëndetshëm, firma të certifikuara si dhe paketimet ekologjike. Ne jemi distributor dhe shitës të firmës SUNTIQUE, një brand që fokusohet në mbrojtjen kundra diellit. Ky brand është tashmë në SEPHORA në KORE. Gjithashtu, në Kuvajt në shumicën e dyqaneve online dhe offline si p.sh BOUTIQAAT, TALABAT, TROLLEY, TATAYAB etj. Kemi në plan të marrim ekskluzivitetin e disa firmave të tjera koreane për shtetin e Kuvajtit.

Si keni menduar ta zhvilloni këtë nismë edhe në tregun shqiptar?

Mendojmë të hapim një filial në Shqipëri, gjithësesi akoma nuk e kemi finalizuar strukturën e biznesit. Në çdo rast, do të jetë e njëjta formule si kjo në Kuvajt. Pra, VALA është kompania, e cila ka dyqanin e saj në www.vala.shop, ndërkohë që është distributor i brandeve të ndryshme. Kur themi distributor, do të thotë që ne kemi marrëveshje me firmat korenane për ekskluzivitet në Kuvajt dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në Shqipëri. Çdo gjë është online tek dyqani ynë, ndërkohë distribucioni shpërndahet në pika: si farmaci, hipermarkete dhe dyqane kozmetike.

Ju e keni themeluar sipërmarrjen në periudhën e Covidit, çfarë premton kjo sipërmarrje?

Idea lindi në 2020, kur këtu kishte lockdown. Ishim një grup miqsh në një shtëpi private dhe nuk mundeshim të lëviznim, përveçse në ambientet e oborrit të shtëpisë. Ka qenë dhjetor dhe i nisa një mesazh kontaktit tim korean, të cilin e njoha në një udhëtim biznesi në Egjipt. Ai me lidhi me zonjën, e cila merret me kozmetikë tek organizata KEDA (Korea Egypt Development Agency – NGO) drejtuar nga kontakti im. Duke qenë se gjatë COVID unë po blija online tek BOUTIQAAT, që është klienti im tashmë, mendova se në Kuvajt mungon produkti cilësor korean për mbrojtjen ndaj diellit. Arrita të zgjedh 2 marka dhe bëra marrëveshje ekskluziviteti me to. Më pas i certifikova ato produkte në ministri të shëndetësisë dhe filluam t’i shpërndajmë në 2022 në tregun kuvajtjan. Deri tani kemi pasur sukses dhe urojmë të zgjerohemi.

Pandemia nxiti shumë ecommerce. A ishte kështu edhe për ju?

Pandemia ishte arsyeja kryesore për mua, duke qenë se kisha shumë kohë të lirë për të menduar dhe bërë planin e biznesit VALA. Gjithashtu, blija shumë online, si mënyra e vetme për të blerë ushqimet apo kozmetikën gjatë asaj periudhe. Pavarësisht të gjithave, unë jam një person shumë “entrepreneurial”. Edhe më parë kam tentuar hapjen e një biznesi, por pas 5 muajsh ndodhi COVID dhe nuk munda. Kam qenë gjithmonë në kërkim të idesë dhe planit më të favorshëm të biznesit. Falë shumë arsyesh, koha ideale për mua ishte COVID dhe Post COVID.

Produktet koreane të kozmetikës janë gati një trend. Çfarë do të sillni konkretisht në tregun shqiptar dhe ndoshta edhe në Ballkan?

Tani është një trend për Green Korean Beauty, që ka të bëjë me përbërësit natyralë dhe trajtimin e fytyrës më shumë se sa mbulimin me make up. Kremi kundra diellit është mjaft i rëndësishëm në rutinën tonë të përditshme dhe duhet të përdoret, ashtu sikurse është larja e dhëmbëve. Nëse nuk keni krem fytyre, patjetër duhet të paktën të përdorni krem kundra diellit. Kremrat që kemi ne janë për përditë dhe kanë shumë ushqyes dhe vitamina. Pra, nuk janë thjesht sezonale, përkundrazi janë për çdo ditë, para se të dalësh nga shtëpia. Nëse nuk do të shkosh në klinika për fillera apo ndërhyrje, atëherë duhet të kujdesesh për lëkurën. Nëse do të jesh i shëndetshëm dhe i kënaqur me veten duhet përkujdesje. VALA nuk është kundër plakjes, por pro përmirësimit të dukjes dhe shëndetit (sepse dielli është mjaft toksik nëse nuk merr masa). Një tjetër trend është VEGAN beauty, ku ne kemi shumë produkte vegane (cruelty free). Për ne kanë shumë rëndësi certifikimet dhe prurjet e fundit në skin care, sikurse fokusi në kujdesin kundra diellit si bazë e mirëmbajtes së lëkurës.

Burimi: Business Mag

Tags: BiznesKuvajtPamela MedhaShqiperiSipermarrjeVala
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Si u bë miliarder Michael Dell
Siperrmarres te suksseshem

Si u bë miliarder Michael Dell

August 3, 2026
Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026
Te Pergjithshme

Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026

July 31, 2026
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër
Te Pergjithshme

Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër

July 27, 2026
Gjenerata Z nuk do të bëhet shef, vetëm 6% synojnë role drejtuese
Karriere

Gjenerata Z nuk do të bëhet shef, vetëm 6% synojnë role drejtuese

July 23, 2026
Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë
Te Pergjithshme

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë

July 22, 2026
5 zakone të përditshme të grave që janë të lumtura në punë
Karriere

5 zakone të përditshme të grave që janë të lumtura në punë

July 22, 2026
Next Post
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar vizitë zyrtare në Medvegjë

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar vizitë zyrtare në Medvegjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës forcon bashkëpunimin për zhvillimin e arsimit profesional dhe sistemit dual

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës forcon bashkëpunimin për zhvillimin e arsimit profesional dhe sistemit dual

1 hour ago
Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike

3 hours ago
5 frutat më të shtrenjta në botë

5 frutat më të shtrenjta në botë

4 hours ago
Njihuni me Kremena Yordanova dhe Todd Rowe, dy folësit e radhës në AllWeb 2026

Njihuni me Kremena Yordanova dhe Todd Rowe, dy folësit e radhës në AllWeb 2026

18 hours ago
Estonia lë pas Singaporin dhe Portugalinë, shpallet vendi ideal për të jetuar në 2026

Estonia lë pas Singaporin dhe Portugalinë, shpallet vendi ideal për të jetuar në 2026

24 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset