• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

October 27, 2026
in Intervista
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Puna po shkëputet gjithnjë e më shumë nga kufijtë gjeografikë dhe Shqipëria po përfshihet në këtë transformim përmes një brezi profesionistësh që punojnë për kompani ndërkombëtare, pa u larguar nga vendi. Por përtej mundësisë për të eksportuar talent, mbetet pyetja nëse Shqipëria do të arrijë të kalojë nga imazhi i një tregu “low cost” drejt një ekonomie që konkurron me cilësi, ekspertizë dhe produktivitet. Në këtë intervistë, Skerdi Sino nga Native Teams analizon ndryshimet në tregun global të punës, sfidat e kompanive shqiptare për t’u zgjeruar jashtë vendit dhe garën gjithnjë e më të fortë për talentin e specializuar.

Shqipëria ka një brez të ri profesionistësh që punojnë për kompani ndërkombëtare nga vendi i tyre. A e shihni këtë si një mundësi për të kthyer vendin në një qendër të talentit global, apo ekziston rreziku që të mbetemi vetëm një treg me kosto të ulët pune? 

Shqipëria fatkeqësisht shihet si një destinacion “low cost” në pothuajse të gjithë sektorët, përfshirë këtu dhe tregun e burimeve njerëzore. Sigurisht, kostoja luan një rol të rëndësishëm në vendimet që bizneset marrin për pozicionimin e stafit të tyre, por kur kostoja e ulët bëhet aseti apo vlera kryesore që e “shet” veten, bëhet shumë e vështirë të perceptohesh si qendër e talentit global. Vendet e vogla si Shqipëria nuk e kanë luksin ta shesin veten lirë, numri i ulët i popullsisë e bën të pamundur përballimin e volumeve të larta të kërkesës që një pozicionim i tillë do të sillte.

Ka edhe një faktor tjetër që po e bën gjithnjë e më të vështirë të konsiderohemi treg “i lirë” pune: fuqizimi jashtë çdo standardi i lekut ndaj euros. Ky trend ka goditur jo vetëm eksportuesit e mallrave, por edhe ata të shërbimeve, pra BPO-të, siç u referohemi me gjuhën e biznesit. Thënë thjesht, Shqipëria e ka humbur tashmë “kartën çmim” në sektorin e teknologjisë.

Nga ana tjetër, ka një numër të konsiderueshëm të rinjsh shqiptarë që punojnë për kompani të huaja, shumë të suksesshme ndërkombëtarisht. Këta janë në fakt thesari ynë, themelet mbi të cilat mund të ndërtohet Shqipëria e së ardhmes, për dy arsye kryesore:

  1. Punojnë me dinamika krejt të ndryshme nga homologët e tyre brenda vendit, i qasen një tregu ndërkombëtar, të shpejtë, të maturuar, vite drite përpara tregut tonë lokal e rajonal. Kthehen kështu në asete potenciale për kompani shqiptare që synojnë të zgjerohen jashtë kufijve, gjë që vështirë se arrihet me burime njerëzore që kanë punuar vetëm brenda tregut vendas.
  2. Janë Brand Ambasadorët më të mirë të idesë “Shqipëria ka burime cilësore”, pavarësisht kostos. Sigurisht, të rinjtë në Ballkan paguhen më pak se homologët e tyre në EVropë, por flasim për paga dinjitoze, disa herë më të larta se mesatarja e vendit, e shpesh më të larta edhe se mesataret në BE apo SHBA. Falë tyre, shumë kompani po e shohin Shqipërinë jo më me koston si faktor kryesor, por duke vlerësuar së pari cilësinë, kulturën e punës dhe produktivitetin, dhe vetëm më pas koston.

Për ta ndryshuar perceptimin e një tregu “low cost”, duhet të mbështetemi fort te këto histori suksesi: t’i marketojmë, të shfrytëzojmë kontaktet e këtyre profesionistëve për të hapur vende të reja pune, dhe t’i trajtojmë pikërisht si Brand Ambasadorë të cilësisë së burimeve njerëzore në vendin tonë.

Platforma si Native Teams po e bëjnë më të lehtë punësimin ndërkombëtar duke zgjidhur çështje si kontratat, pagesat dhe pajtueshmërinë ligjore. Sipas jush, cila është pengesa më e madhe që i ndalon sot profesionistët dhe kompanitë shqiptare të integrohen më shpejt në ekonominë globale të punës, dhe si mund të kapërcehet ajo?

Bllokimi kryesor, sipas meje, ka të bëjë më shumë me vizionin e kompanive dhe individëve sesa me mungesën e mundësive. Në konsulencat e ndryshme që kam bërë për biznese në Shqipëri, më ka ndodhur shumë rrallë të takoj lider që kanë një plan konkret zhvillimi përtej kufijve, apo që janë mjaftueshëm “të çmendur” sa të mendojnë se mund të pushtojnë tregun evropian nga Shqipëria. Në fakt, ka kompani shqiptare me sukses ndërkombëtar, që nga vendi ynë i vogël i bëjnë konkurrencë gjigandëve globalë, pra, mundësia ekziston dhe është e vërtetuar.

Nuk dua ta bëj gjithçka të thjeshtë duke thënë se “problemi është vetëm mendësia”, pasi ka dhe barriera reale strukturore që e mbajnë atë mendësi të kufizuar. Kur një drejtues biznesi shqiptar mendon të zgjerohet jashtë vendit, has menjëherë pengesa praktike: si të hapë një entitet ligjor jashtë, si të bëjë pagesa ndërkombëtare pa u mbytur në komisione e kohë pritjeje bankare, si të gjejë një kontratë që e mbron biznesin sipas legjislacionit të vendit tjetër. Këto nuk janë pengesa “të mendjes”, janë pengesa operacionale reale, dhe shumë sipërmarrës shqiptarë e kthejnë “s’ia vlen barra qeranë” në një lloj mbrojtjeje psikologjike ndaj një kompleksiteti që s’e njohin mirë.

Ka gjithashtu një çështje kulturore më të thellë: biznesi shqiptar tradicionalisht është ndërtuar mbi modelin familjar, kontroll i fortë, rrezik i ulët, vizion afatshkurtër. Kjo funksionon mirë për të mbijetuar në një treg të vogël, por bëhet pengesë kur duhet të marrësh vendime me rrezik më të lartë, siç është hyrja në një treg të huaj që nuk e njeh mirë. Prandaj them që bllokimi është vizioni; jo se sipërmarrësve shqiptarë u mungon zgjuarsia apo ambicia, por se ekosistemi ende nuk i ka mësuar të mendojnë “globalisht nga dita e parë”./Businessmag.al

Tags: NativeTeamsProfesionistePuneShqiperiaSkerdiSino
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç
Karriere

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

October 13, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
Njerëzit më të suksesshëm dinë të bëjnë 3 gjëra të pakëndshme
Karriere

Njerëzit më të suksesshëm dinë të bëjnë 3 gjëra të pakëndshme

October 4, 2026
Studimi: Gratë sipërmarrëse gjenerojnë më shumë të ardhura se burrat, por marrin shumë më pak para nga investitorët
Karriere

Gratë në shëndetësi paguhen 19% më pak se burrat, alarmi i OBSH-së

September 30, 2026
Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç
Biznes

Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç

September 30, 2026
Pse liderët e zgjuar marrin vendime të këqija nën presion dhe jo, nuk është çështje disipline
Karriere

Pse liderët e zgjuar marrin vendime të këqija nën presion dhe jo, nuk është çështje disipline

September 23, 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

1 hour ago
Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

22 hours ago
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

23 hours ago
Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

1 day ago
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset