Në vitin e ri, Kroacia u vendi më i ri që iu bashkua Eurozonës dhe zonës Shengen, një lëvizje që presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se e bën Bashkimin Evropian më të fortë.
Nga e diela, vendi iu bashkua një komuniteti prej 347 milionë evropianësh që përdorin euron në jetën e tyre të përditshme, tha von der Leyen në një deklaratë.
“Kjo është një arritje e madhe për Kroacinë. Një simbol i lidhjes së saj të thellë me BE dhe një moment simbolik për zonën e euros në tërësi.”
Ajo shtoi: “Është një moment krenarie për BE-në, Kroacinë dhe qytetarët e saj.“
Më shumë se gjysma e ATM-ve të vendit janë jashtë linje për t’i përgatitur për shpërndarjen e monedhës.
Kuna Kroate dhe Euro do të bashkëjetojnë për një periudhë të shkurtër kalimtare prej vetëm 14 ditësh.
“Është mirë të kesh para në dorë sepse sistemi bankar do të jetë në tranzicion gjatë fundjavës,” paralajmëroi Boris Vujçiç, guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate.
“Rrjedhimisht, as kartat dhe as internet banking nuk do të funksionojnë, kështu që është mirë të kesh cash për çdo rast. Më 2 janar, gjithçka duhet të funksionojë normalisht.”
Kroacia do të bëhet gjithashtu vendi i parë që do t’i bashkohet zonës Shengen në 11 vjet. Lëvizja do t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë lirshëm midis saj dhe vendeve anëtare të BE-së pa kontrolle kufitare.
Por kjo mund të nënkuptojë gjithashtu një rritje të sigurisë përgjatë kufijve të saj me vendet e saj jashtë BE-së, si Bosnja dhe Serbia.
Burimi: Euronews