Përpara CES® 2023, Samsung Electronics zbuloi sot risitë e linjës së tij të personalizueshme Bespoke Home. Pajisjet dhe shërbimet më të fundit elektroshtëpiake të Samsung-ut janë krijuar për të përmbushur një kërkesë në rritje për personalizim. Duke përfshirë një përzgjedhje më të gjerë të llojeve të frigoriferëve Bespoke, një ekran më të madh 32 inç për Bespoke 4-Door Flex™ me Family Hub™+ dhe AI Pro Cooking i avancuar për furrën Bespoke AI™ që optimizon dhe ndihmon në përgatitjen e vakteve, kuzhina Samsung po bëhet një hapësirë më e zgjuar, më e gjithanshme dhe më ndërvepruese se kurrë.
“Në CES 2023, ne po vazhdojmë të ndërtojmë suksesin e linjës sonë Bespoke me prezantimin e frigoriferëve të rinj Bespoke dhe pajisjeve të integruara që u japin konsumatorëve edhe më shumë mënyra për t’u shprehur në kuzhinat e tyre,” tha Junhwa Lee, EVP dhe Shef i Ekipit të Eksperiencës së Klientit të Biznesit të Pajisjeve Digjitale në Samsung Electronics. “Qëllimi ynë është të maksimizojmë lirinë që kanë klientët për të ndjekur personalizimin dhe produktivitetin në kuzhinat e tyre, me veçori të reja të përmirësuara me gjithçka, nga ekranet e mëdhenj në frigoriferët tanë deri te asistenca e gatimit me inteligjencë artificiale. Për më tepër, me risitë më të fundit të kuzhinës dhe dizajnet e personalizueshme, këto pajisje të reja funksionojnë pa problem me shërbimet SmartThings për të ofruar komoditet dhe kursim të pakrahasueshëm në shtëpi.”
Bespoke 4-Door Flex™ me Family Hub™+ sjell ekran më të madh dhe lidhje më të mire
Frigoriferi i ri Bespoke 4-Door Flex™ me Family Hub™+ prezanton veçoritë e fuqishme Family Hub™ në një dizajn Bespoke me 4 dyer, duke kombinuar një qendër komunikimi dhe argëtimi me një ekran jashtëzakonisht të madh.
Frigoriferi Bespoke 4-Door Flex™ me veçoritë dinamike të Family Hub™+ ka një ekran FHD 32 inç, pa korniza, që është gati dy herë më i madh se ai i modeleve të mëparshme. Përveç kësaj, paneli i ri përfiton nga ekrani më i madh, duke i lejuar përdoruesit të përdorin lehtësisht shërbimet SmartThings, si dhe të monitorojnë dhe kontrollojnë pajisjet e tyre shtëpiake të pajtueshme.
Frigoriferi përmban gjithashtu softuerin e ri Family Hub. Samsung TV Plus tani ofron më shumë se 190 kanale falas, ndërsa integrimi i Google Photos e transformon platformën në një kornizë fotografike digjitale që e bën të lehtë ndarjen dhe shfaqjen e fotove. Falë hapësirës më të madhe të ekranit dhe veçorisë së re ‘picture-in-picture’ (PIP) të Samsung TV Plus, përdoruesit mund të ndjekin shfaqjet e tyre të preferuara televizive ndërsa kontrollojnë dhe monitorojnë statusin e pajisjeve të tjera të kuzhinës,
Frigoriferi Bespoke 4-Door Flex™ me Family Hub™+ do lançohet në Amerikën e Veriut dhe Kore në gjysmën e parë të vitit 2023. Përveç kësaj, një përditësim i softuerit Family Hub do të shpërndahet në të gjitha tregjet ku shiten frigoriferët Family Hub™ në 2023. Kjo përfshin Korenë, SHBA-në, Azinë Lindore dhe Perëndimore, Amerikën Latine dhe Evropën.
Bespoke zgjerohet duke përfshirë modelet e njohura të frigoriferëve ‘Side-By-Side’ dhe ‘Top-Mounted’
Në përputhje me dizajnin Bespoke, frigoriferi Bespoke Side-by-Side përmban një dizajn të sheshtë, minimalist me një panel të përparmë të personalizueshëm, i disponueshëm si në material xhami ashtu edhe në çelik inox. Përdoruesit kanë mundësinë të zgjedhin nga një gamë e gjerë ngjyrash të dyerve për të harmonizuar frigoriferin e tyre me dekorin e shtëpisë. Dizajni elegant i frigoriferit plotësohet nga Auto Open Door, duke shfaqur një dorezë të futur për një dizajn të thjeshtë dhe hapje të lehtë.
Brenda, frigoriferi Bespoke Side-by-Side përmban teknologjitë më të fundit në ruajtjen dhe ftohjen e ushqimit. Qendra e brendshme e pijeve (Beverage Center™) ofron ujë të ftohtë ose me aromë natyrale në çdo kohë. Ndërkohë, Dual Auto Ice Maker është gjithmonë gati për të freskuar pijet e përdoruesve me kuba akulli ose ‘Ice Bites™’.
Ashtu si frigoriferi Bespoke Side-by-Side, frigoriferi Top-Mounted është i disponueshëm me ngjyra elegante që përshtaten me ambientet e brendshme bashkëkohore të kuzhinës. Brenda, zona Optimale Fresh+ dhe filtri Active Fresh i Samsung e mbajnë ushqimin të freskët për një kohë të gjatë duke eliminuar 99,99% të baktereve. Përdoruesit e këtyre modeleve mund të kursejnë energji përmes AI Energy Mode të SmartThings Energy. Ndërsa aktivizohet, AI Energy Mode do të optimizojë shpejtësinë e kompresorit dhe frekuencën e ciklit të shkrirjes, bazuar në modelet e përdorimit të përdoruesve dhe mjedisin rrethues, duke ndihmuar familjet të kursejnë para dhe të zvogëlojnë gjurmën e tyre të karbonit.
Frigoriferi Bespoke Side-by-Side do të jetë i disponueshëm në SHBA në tremujorin e parë të vitit 2023, ndërsa Frigoriferi Bespoke Top-Mounted do të jetë i disponueshëm fillimisht në Tajlandë në mars 2023 dhe më pas do të lançohet globalisht.
Përgatitni ushqime të shëndetshme si një kryekuzhinier me furrën Bespoke AI™
Furra Bespoke AI™ e bën gatimin më të lehtë, duke kombinuar inteligjencën e fuqishme me teknologjitë inovative të gatimit për të prodhuar ushqime të shijshme që plotësojnë preferencat dietike të përdoruesve.
AI Pro Cooking optimizon cilësimet e gatimit ndërsa monitoron ushqimin. Nëse po gatuani një pjatë të njohur duke përdorur ‘cooking mode’, temperaturën dhe kohën që rekomandon furra, sistemi AI Pro Cooking do t’u dërgojë përdoruesve njoftime paralajmëruese për të parandaluar djegien e ushqimit. Duke përdorur një kamerë të brendshme dhe inteligjencë artificiale të fuqishme, funksioni Sense Inside i furrës – algoritmi i parë i inteligjencës artificiale për njohjen dhe zbulimin e djegies së ushqimit që merr një verifikim nga UL Solutions – mund të rekomandojë cilësimet e gatimit duke njohur 80 pjata dhe përbërës të ndryshëm.
Integrimi me SmartThings Cooking dhe Samsung Health lejon furrën Bespoke AI™ të analizojë statistikat e stërvitjes dhe qëllimet e dietës së përdoruesve për të rekomanduar opsionet e vakteve bazuar në përbërësit që ata kanë në shtëpi.
Dizajni modern i furrës Bespoke AI™ karakterizohet nga ‘Push to Open Door’, i cili zëvendëson një dorezë tradicionale për një pamje më të thjeshtë dhe më efektive. I disponueshëm në pesë opsione dizajni elegante dhe moderne, furra Bespoke AI™ është aktualisht e disponueshme në Evropë dhe do të dalë në Amerikën e Veriut në tremujorin e tretë të 2023. Për më shumë informacion rreth pajisjeve vizitoni Samsung.com
Burimi: Geek Room