• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, November 2, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Kriza bankare nuk ka mbaruar. Sa keq mund të shkojnë gjërat?

May 5, 2023
in Bota, Ekonomi, SHIFRA, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Pasiguria vazhdon të godasë industrinë bankare, pavarësisht garancive të dhëna këtë javë nga entet rregullatore financiare apo bankierë të njohur, se më e keqja e krizës së fundit, ka përfunduar dhe se shëndeti i sistemit bankar mbetet i fortë.Këtë javë, pas konfiskimit nga qeveria, banka ‘First Republic’ kaloi në pronësi të bankës ‘JPMorgan’. Falimentimi i ‘First Republic’ ishte falimentimi i dytë më i madh në historinë e SHBA-ve dhe i tretë i një huadhënësi të mesëm, në dy muaj.Ndërsa shumë menduan se shitja e bankës ‘First Republic’ do të ndalonte diskutimet se “cila bankë e ka radhën?”, investitorët vazhdojnë të përqendrohen tek ata ‘lojtarë’ të mbetur, që konsiderohen më të dobëtit në sistem.

Shqetësimi më i madh është se falimentimet e bankave, mund të çojnë në ngritjen e dyshime për banka relativisht të shëndetshme, duke krijuar një ‘infektim financiar’, që mund të ndikojë më gjerë në ekonomi. Shmangia e këtij skenari ishte arsyeja që në vend, u vendosën kufizime më të forta ndaj bankave të mëdha, pas krizës financiare të 15 viteve më parë.

Aktualisht është e vështirë të injorosh ndjenjën e shqetësimit që lidhet me bankat. Megjithatë nuk ka nevojë për shqetësim, nëse paratë ndodhen në një bankë të siguruar nga Agjencia federale e Sigurimit të Depozitave dhe nëse keni në bankë më pak se 250,000 dollarë, që mbulon shumicën e llogarive.

Bankierët dhe rregullatorët janë përpjekur të sigurojnë investitorët se më e keqja e krizës ka kaluar, por pa sukses. Jamie Dimon bankier i ‘JPMorgan’ tha të hënën se ai besonte se “kjo pjesë” e krizës bankare kishte marrë fund. Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell, garantoi të mërkurën se sistemi financiar është i shëndetshëm.Pas përpjekjeve të reja për shitje të enjten vëmendja u përqendrua tek ‘PacWest Bancorp’ dhe ‘Western Alliance Bancorp’, dy banka më të vogla rajonale, aksionet e të cilave kanë qenë nën trysni që pas falimentimit të bankës ‘Silicon Valley’, në mes të muajit mars, gjë që shkaktoi krizën aktuale. Vlera e bankës ‘PacWest’ ra 51% pasi pranoi se po mendonte të dilte në shitje. ‘PacWest’ ishte në shënjestër për shkak të një përqendrimi të lartë të depozitave të mëdha dhe të pasiguruara, nga firmat e kapitalit sipërmarrës ose të fondeve për startup-e, si dhe klientë të teknologjisë, të njëjtit lloj klientësh që nxitën falimentimin e ‘Silicon Valley’ dhe ‘First Republic’. Analistët e bankës së investimeve ‘UBS’ vlerësojnë se rreth 23% e depozitave të bankës ‘PacWest’ vijnë nga firmat e kapitalit sipërmarrës dhe të teknologjisë.Por edhe bankat ‘Comerica’ dhe ‘KeyCorp’ kanë rënë me më shumë se 20% këtë javë. Kjo mund të jetë një pasqyrim i shqetësimeve në rritje për sasi të mëdha kredish për pasuri të paluajtshme, veçanërisht në tregun e pronave për zyra, i cili vazhdon të vuajë efektet e pandemisë.

‘PacWest’, me qendër në Los Anxhelos dhe ‘Western Alliance’, në Fenikx, lëshuan nga një deklaratë secila brenda natës, duke thënë se nuk po përballeshin me ndonjë tërheqje të depozitave jashtë tërheqjes të zakonshme pas shitjes së bankës ‘First Republic’. Të dyja bankat u përballën me tërheqje të konsiderueshme pas falimentimit të bankës ‘Silicon Valley’. Por bankat thonë se depozitat janë rritur që nga 31 marsi. ‘Western Alliance’ lëshoi një deklaratë të veçantë të enjten në mëngjes duke mohuar një artikull të gazetës ‘The Financial Times’ ku thuhej se banka po konsideron mundësinë e shitjes. Aksionet e saj ranë 38%.Investitorët druhen se fati i banksë ‘PacWest’ mund të jetë i njëjtë me atë të ‘First Republic’, e cila kaloi disa javë në kërkim të një blerësi, përpara se të falimentonte. ‘First Republic’ kishte gjithashtu për një klientelë të pasur, shumë prej të cilëve tërhoqën me shpejtësi depozitat kur ‘Silicon Valley’ dështoi.“Çështja themelore, veçanërisht në këto banka, është se përzierja e pronave dhe depozitave të tyre nuk është e qëndrueshme”, thotë Chris Caulfield, një konsulent i industrisë bankare që punon për ‘West Monroe’. Si një tjetër sinjal për probleme të mundshme, një marrëveshje e madhe në sektorin bankar u anulua të enjten. ‘TD Bank Group’ dhe ‘First Horizon Corp.’ njoftuan se anuluan një bashkim të planifikuar, duke përmendur pengesat rregullatore. Banka ‘Toronto-Dominion’ njoftoi në shkurt se po blinte bankën rajonale ‘First Horizon’, falë një marrëveshjeje prej 13.4 miliardë dollarësh në para të thata.

Beteja e Rezervës Federale kundër inflacionit ka luajtur një rol kyç në problemet bankare që po përjeton vendi. Rezerva Federale rriti të mërkurën normën bazë të interesit me një çerek pike ose 0.25 per qind, në nivelin më të lartë në 16 vjet, rritja e dhjetë radhazi e normës së interesit.

Rritjet e shpeshta të normës së interesit gjatë vitit të kaluar kanë filluar të ngadalësojnë ekonominë dhe një numër ekonomistësh presin një rënie ekonomike në fund të vitit 2023 ose në fillim të vitit 2024.

Burimi:https://www.zeriamerikes.com/a/7079798.html

Tags: AmerikebankatKriza
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash
Ekonomi

Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash

November 2, 2026
Fshini bisedat me inteligjencën artificiale? Studimi zbulon se gjurmët e tyre mund të mbeten ende në telefon
Teknologji

Fshini bisedat me inteligjencën artificiale? Studimi zbulon se gjurmët e tyre mund të mbeten ende në telefon

November 2, 2026
Shqipëria me barrën më të ulët të kostove të banimit në Europë, përjashtuar blerjen e një shtëpie
Ekonomi

Shqipëria me barrën më të ulët të kostove të banimit në Europë, përjashtuar blerjen e një shtëpie

November 1, 2026
Shtyhet me dy vite zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajshtme, pritet të nisë në 2028
Ekonomi

Taksa të larta për apartamentet bosh në Tiranë dhe vilat në bregdet, çfarë pritet të ndryshojë nga viti 2027?

October 31, 2026
Studimi : ChatGPT mund të diagnostikojë pacientët njësoj si mjekët  
Teknologji

Në epokën e Inteligjencës Artificiale, aftësia që do të na dallojë nga të tjerët është të mbetemi njerëzorë

October 30, 2026
Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa
Bota

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

October 29, 2026
Next Post
Martirjo Peqini, 28 vjeçari që kultivon bimë mjekësore-aromatike

Martirjo Peqini, 28 vjeçari që kultivon bimë mjekësore-aromatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash

Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash

8 hours ago
Fshini bisedat me inteligjencën artificiale? Studimi zbulon se gjurmët e tyre mund të mbeten ende në telefon

Fshini bisedat me inteligjencën artificiale? Studimi zbulon se gjurmët e tyre mund të mbeten ende në telefon

9 hours ago
Shqipëria me barrën më të ulët të kostove të banimit në Europë, përjashtuar blerjen e një shtëpie

Shqipëria me barrën më të ulët të kostove të banimit në Europë, përjashtuar blerjen e një shtëpie

21 hours ago
Webster Green, ngjyra që sjell natyrën dhe elegancën në shtëpi, shpallet ngjyra e vitit 2027

Webster Green, ngjyra që sjell natyrën dhe elegancën në shtëpi, shpallet ngjyra e vitit 2027

21 hours ago
Ftoi, fruti i vjeshtës që i bën mirë organizmit, ja pse duhet ta përfshini në ushqyerjen tuaj

Ftoi, fruti i vjeshtës që i bën mirë organizmit, ja pse duhet ta përfshini në ushqyerjen tuaj

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset