Shqipëria ka norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim, sipas ministres së Financave Delina Ibrahimaj.
“Shqipëria ka vijuar të ketë norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2023 është 4.5 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 7.4 %”, tha Ibrahimaj.
Ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë edhe rritjen më të madhe pasi kanë peshën kryesore në shpenzimet e shportës së qytetarëve shqiptarë.
Megjithatë, ky inflacion është më i ulët se inflacioni i kësaj kategorie në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Europian.