103 investime nga programi IPARD II në kuadër të masës për diversifikimin e fermave dhe gjallërimin e ekonomisë në zonat rurale.
Këto investime përfshijnë sipërmarrjet agroturistike, bujtinat, prodhimin dhe përpunimin e bimëve medicinale, industrinë e artizanatit, prodhimin e energjisë së rinovueshme, akuakulturën, etj.
Qëllimi është ndërtimi i modeleve të suksesit, rritja e standardeve të jetesës, hapja e vendeve të reja të punës dhe shtimi i të ardhurave të familjes rurale.
Mbështetja për këto investime ka arritur në vlerën prej 17.04 milion euro, të cilat janë fonde të Bashkimit Evropian, në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare.