Taksa e energjisë, Italia grumbullon miliarda euro

Nga taksat e këtij viti mbi kompanitë e energjisë Italia ka mbledhur rreth 3 miliardë euro. Sipas Reuters marrja e taksave është pak më e lartë se pritjet e qeverisë.

Rreth 700 prodhues, shitës të energjisë elektrike, gazit dhe produkteve të naftës duhej të paguanin taksën . Afati i vendosur për të kryer pagesën ishte deri në korrik. Ndërsa Italia ka parashikuar të heqë gradualisht politikën fiskale të miratuar që nga vitit 2020 në periudhën e pandemisë .

Në një deklaratë para një jave ministri i energjisë Gilberto Pichetto Fratin tha se ishte i bindur se qeveria mund të shmangte një përsëritje të taksave të tilla në të ardhmen.

Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al