Në një mëngjes i cili është mjaft i rëndësishëm për organizmin nuk duhet të mungojë një vezë e zier pasi proteinat dhe yndyrnat e saj sigurojnë nivele të larta energjie.
Vezët ndihmojnë në humbjen e peshës
Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë në mëngjes kanë më të ngjarë të humbin peshë sesa të tjerët që hanë ushqime të tjera në vaktin e parë ditor.
Vezët ndihmojnë në zhvillimin e trurit
Kolina, ushqyesi esencial në vezë, stimulon trurin dhe funksionin e tij.
Vezët përmirësojnë shikimin
Të dy antioksidantët që kanë në posedim vezët, lutini dhe zeaksantini, mbrojnë sytë nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë.