Performanca e Rita Orës në Hungari ka zemëruar fansat e saj. Njëri prej tyre i ka hedhur një flamur serb dhe këngëtarja e mbajti në duar teksa ecte në skenë.
Kjo ka zhgënjyer fansat të cilët kanë vërshuar me komente negative. Ndërkohe ka reaguar edhe kengetarja.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez”, -tha Ora.