• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Aldona Doku, talenti shqiptar që punon për Donatella Versace

September 2, 2023
in Histori Suksesi, Talente te reja
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Kush është Aldona Doku

Ajo është rritur ne Athinë. Më pas është kthyer në Tiranë për të vazhduar shkollimin dhe studimet e larta në fakultetin e Ekonomisë të nivelit Bachelor dhe Master. Fillimet e saj të karrierës i pati tek Deloitte Albania & Kosovo në Tiranë si audituese e pasqyrave financiare për kompani italiane. Kjo periudhë ishte shumë impenjative për Aldonën derisa në vitin 2018 transferohet përfundimisht për të vijuar rrugëtimin e saj profesional në kompaninë konkurente , PwC Italy (PriceWaterHouseCoopers) në Milano.

Aty ajo u angazhua me auditimin ligjor të disa prej kompanive më të mëdha në Itali si psh Luxottica, ndër kompanitë më të mëdha në rang botëror për dizenjim, prodhim dhe tregtimin e syzeve, Pirelli, lider në industrinë e prodhimit të gomave, Cameron e Shlumberger Italy që janë ndër kompanitë numër 1 në prodhimin e valvulave në industrinë e oil dhe gas. Pas gati tre vitesh eksperiencë profesionale në auditim në Milano, Aldona Doku mori ofertën për të punuar në kompaninë prestigjoze Gianni Versace Srl. Një nga “shtëpitë” e modës më të rëndësishme në industrinë e fashion me një faturim ( të ardhurave vjetore) rreth 1 miliard dhe fitim neto mbi 51 milionë në vit.

Në një intervistë ekskluzive për Probizz.al, Aldon Doku na rrëfen detaje nga përditshmëria e saj në punë përkrah Donatella Versace.

Çfarë do të thotë të punosh për kompaninë Gianni Versace ?

Sigurisht është një përgjegjësi e madhe, një eksperiencë ku çdo dite mëson një gjë të re dhe një privilegj i madh duke qenë se aksesi në kompani nuk është i garantuar për të gjithë dhe politikat e përzgjedhjes së punonjësve janë shumë strikte. Puna në Versace është një ëndërr e bërë realitet. Gjithmonë e apasionuar pas modës dhe tendencave më të fundit dhe sflilatave që më përpara ndiqja vetëm nëpërmjet televizionit. Ndërsa tani gjendem në pozicionin që punoj për realizimin financiar të tyre.

Me çfarë merreni konkretisht aty?

Në kompani kam në përgjegjësi buxhetimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara për raportimin mujor, trimestral dhe vjetor tek kompanitë mëmë me qendër në New York, Capri Holding Limited . Siç dihet Versace nuk është më një kompani italiane pasi në 2019 është blerë nga kolosi Capri Holding Limited për rreth 2.2 miliardë dollarë, i cili në portofolin e tij zotëron brand si Versace, Jimmy Choo dhe Michael Kors. Së fundmi, Capri Holding është blerë nga Tapestry, brand prestigjoz amerikan, për një shifër rreth 8.5 miliardë dollarë.

Çfarë cilësish duhet të kesh për t’u përzgjedhur si punonjës në këtë kompani prestigjioze?

Të punosh për Versace nuk do të thotë të jesh thjesht një numër më tepër në kompani , por të përçon një ndjesi përkatësie në një botë tek e cila dëshiron ti përkasësh. Është si një familje e madhe ku çdo individ shihet dhe trajtohet si një vlerë e shtuar. Në Milano kam patur fatin të punoj me njerëzit e duhur dhe shumë kompetent në gjërat që bëjnë, të cilët kanë demonstruar gjithmonë shumë besim në punën time. Besimi është çelësi i portave të kyçura, është forca që bën një individ të japë më të mirën nga vetja si në aspektin profesional dhe në atë personal pasi puna në kompani të mëdha si PwC Milano apo Gianni Versace Srl, ana profesionale, socializimin apo soft skills kanë një rendësi po aq sa aspekti teknik apo profesional në bërjen e gjerave.

Çfarë mësimesh ke marrë nga puna jote pranë Donatella Versace ?

Fillimisht nuk ka qenë e lehtë pasi menaxhimi i një grupi gjigantesk siç është Versace kërkon kompetenca dhe përgatitjen që nuk mendoja se e kisha derisa pas dy/tre mujorit të parë u ktheva një nga pikat kyçe të raportimit financiar dhe komunikimit si me kompanitë e grupit Versace ( diku tek 25 kompanitë e lokalizuara në të gjithë botën) ashtu edhe me referentët te Capri Holding Ltd. Ndonjëherë nuk e kuptojmë potencalin që kemi nëse nuk ndërmarrim hapin e parë të dalim nga comfort zona ku ndodhemi. Të punosh me Donatellen është shumë bukur edhe pse jo shumë e lehtë pasi është shumë kërkuese dhe perfeksioniste. Pas shitjes së kompanisë tek Capri Holding Limited, edhe pse ka humbur të drejtat e pushtetit të plotë në Versace, ajo mban akoma rolin e drejtueses artistike kreative. Donatella mund të them me plot bindjen që është pika kyçe në suksesin që ka arritur Versace edhe për shkak të relacioneve që ajo ka me celebrities nga e gjithë bota. Këtu vlen të përmendim shoqërinë e ngushtë që ka me Madonna, Elton John, Paris Hilton, Britney Spears, ose kryeredaktoren e Vogue Anna Wintour. Donatella është një grua rreth të 68-ve e cila është e projektuar drejt së ardhmes dhe ka një energji të pashtershme për të jetuar jetën at the fullest.

Ku e bën diferencën në veshje Versace krahasuar me rivalët?

Në Versace, vëmendje e madhe i kushtohet përsosjes së materialeve dhe kombinimeve të tij të pazakonta. Ndërkohë, koleksionet e Versace-s u bënë gjithnjë e më revolucionare: në vitin 1981 u prezantuan fustanet futuriste me rrjetë metalike, ndërsa në fund të viteve 80’ u prezantua një look në stilin e skllavërisë, koleksion i quajtur Miss S&M (stile bondage), që bëri mediat të “zhurmonin”.

Nga Celebrity qe ka veshur Gianni mund të përmendim: Elton John, Princess Diana, Michael Jackson, Cher, Carla Bruni, Britney Spears që u vesh me fustanin e nusërisë i ideuar e realizuar nga Donatella, apo Jennifer Lawrence e cila veshi një fustan prej kadifeje VersacePreFall18 me kopsa medusa të arta dhe një ndarje të lartë në pjesën e dekoltesë në prezantimin e filmit “Red Sparrow” në Londër, fustan i cili sot gjendet në gardarobën time. Fustani në fjalë nuk është thjesht një veshje por një vepër arti i përpunuar në detajet më të vogla me shumë delikatesë nga personeli ynë i Atelier. Është një copë unike, pasi çdo gjë e prodhuar në Atelie është pjesë unike duke të bërë të ndihesh special për faktin e të paturit këtë vepër arti në garderobën tënde. Së fundmi nuk mund të lëmë pa përmendur bashkëpunimin me Dua Lipa për koleksionin “ La vacanza” sfilatë e zhvilluar në Cannes në Francë, ku ylli shqiptar u bë brand ambasador i Versace në mbarë botën. Më pak fjalë Versace është guxim, personalitet dhe stil.

Pak histori për Versace

Versace ka revolucionuar industrinë e modës duke bërë gjëra ndryshe nga c’bënin firmat e tjera, për shembull përdorimi i elementëve të ndryshëm të të njëjtit fustan, që në fillim të viteve ’70 e ’80 kjo nuk ishte një dukuri komune/ e perhapur. Kjo filozofi qëndron në një mix and match për shembull nga dantella e lekura, tek stufat metalike e kristalet svarovski. Versace ndryshoi botëkuptimin që ekzistonte deri në ato momente duke kthyer modën në diçka vibrante, të zjarrtë e argëtuese. Gianni Versace përqafoi ideologjinë që e gjithë ideja për t’u veshur nuk është aq për t’u mbuluar, sa për të qenë tërheqës. Ai besonte qe duhet të vishemi për të tërhequr vëmendje. (bazuar në filozofinë: “You should dress to attract”).

Të gjithë i mbajmë mend momentet më pikante e mbresëlënëse në historinë e Versaces, ku vlen të përmendim Grammy Awards të 42-të të mbajtur në Staples Center në Los Angeles në shkurt 2000, ku Jennifer Lopez veshi një nga fustanet më të famshem të dizenjuar nga Donatella Versace. Një fustan me print xhungel me byrynxhyk mëndafshi me një dekolte jashtëzakonisht të ulët (të quajtur versace jungle print dress). Në atë periudhë ndodhi nje boom kërkimesh në google : “versace jungle dress”.

Fillimi i një bashkëpunimi të rëndësishëm mes kompanisë dhe fotografit Richard Avedon daton në vitin 1979, i cili do të nënshkruante disa nga fushatat reklamuese më të famshme të markës. Më pas Versace do t’ia besojë punën e tij fotografëve të tjerë të rëndësishëm si Helmut Newton, Bruce Weber, Steven Meisel dhe Herb Ritts.

Megjithatë, në prill 1995, revista Time e quajti Gianni Versace njeriun e momentit. Në vitin 1988, motra më e vogël e Gianni dhe Santo, Donatella, iu bashkua kompanisë dhe iu besua menaxhimi i markës Versus, linja më rinore Versace. Në vitin 1991, lindi marka Versace Signature, Koleksioni Versace Home, i dedikuar dizajnit të brendshëm. Në fillim të viteve ’90 u zhvillua edhe projekti eksperimental laboratorik Atelier për krijimin e koleksioneve të modës së lartë, i prezantuar për herë të parë në janar të vitit 1990 në Paris. Simboli i famshëm i Medusës u zgjodh nga Gianni pasi u magjeps nga zbulimi i një koke të përbindëshit të njohur të mitologjisë greke, gjatë gërmimeve arkeologjike në qytetin e tij të lindjes (Reggio Calabria).

Tags: aldonadokuBuxhetimdonatellaversacepasqyrafinanciareShqiptareTalent
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026
Histori Suksesi

Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026

July 11, 2026
Krijuesit më të paguar në vitin 2026
Ekonomi

Krijuesit më të paguar në vitin 2026

July 10, 2026
Sipërmarrësi Leotrim Iseni: Çdo biznes i suksesshëm shqiptar forcon besimin dhe imazhin e komunitetit tonë në Zvicër
Biznes

Sipërmarrësi Leotrim Iseni: Çdo biznes i suksesshëm shqiptar forcon besimin dhe imazhin e komunitetit tonë në Zvicër

June 27, 2026
Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit
Histori Suksesi

Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit

June 25, 2026
Amla Demushi, një yll që premton në artin shqiptar
Talente te reja

Amla Demushi, një yll që premton në artin shqiptar

June 25, 2026
Nga një biznes familjar në disa sipërmarrje të suksesshme, historia e një vizionari
Biznes

Nga një biznes familjar në disa sipërmarrje të suksesshme, historia e një vizionari

June 25, 2026
Next Post
Sa kohë ju është dashur disa nga njerëzve më të pasur në botë që të bëhen miliarderë

Sa kohë ju është dashur disa nga njerëzve më të pasur në botë që të bëhen miliarderë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset