Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot në seancën plenare për emërimin e dy ministrave të rinj, Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj.
Ervin Mete u emërua në krye të Financave dhe Ekonomisë me 74 vota pro dhe 30 kundër.
Delina Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro nga posti i ministres së Financave dhe Ekonomisë. Ajo u emërua ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.
Pas votimit në Kuvend, dy ministrat e rinj do të bëjnë betimin në presidencë para se të marrin detyrën e re .