Dita e parë e turit të “SANREMO GIOVANI” do të jetë në kryeqytet me 22 shtator. Koncerti muzikor do të vijë me artistë italianë që do të udhëhiqen nga kompozitori dhe dirigjenti i Festivalit të Sanremos, Maurizio Filardo. Por nuk do të mungojnë edhe disa prej yjeve të muzikës shqiptare si Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son.
Eventi do të realizohet më mbështetjen e ambasadës italiane në Tiranë dhe Bashkisë Tiranë.
Të gjithë mund ta shijojnë koncertin falas.