5200 ton ose 50 herë më shumë eksport të vajit të ullirit vetëm në 8 muaj të këtij viti, nga 60 litra një vit më parë. Shprehje e bashkëpunimit të shkëlqyer mes bizneseve në sektorin e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, shkruan në facebook ministrja e Bujqësisë Anila Denaj .
Ajo falënderoi për mbështetjen në këtë rezultat homologun italian ministrin Francesco Lollobrigida dhe u shpreh besimplotë se, platforma e diskutuar e bashkëpunimit do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit agroushqimor dhe peshkimit për të rritur cilësinë, ekonominë e shkallës dhe hapur mundësi për tregje të reja.
Denaj ishtë pjese e delegacionit se bashku me kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministren Balluku, dhe kolegët Hasani, Mete, Ibrahimaj, Margariti, në takimin e Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali drejtuar nga zv. Kryeministri Tajani, ku u diskutuan mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në sektorët e Energjisë, Transportit, Bujqësisë, për të zhvilluar më tej potencialet ekonomike.