Me 1 Tetor do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama shkruan se kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre.
Rama thotë se shumë shpejt do të ratifikohet dhe marrëveshja me Italinë.
“Në datën 1 Tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre. Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”, shkruan Rama.