Zara ka “tërhequr” reklamat për të cilat disa pretendojnë se përmbanin fotografi që ngjasojnë me imazhe nga lufta Izrael-Gaza. Kompania në deklaratën e saj thotë se ka patur një “keqkuptim” në lidhje me fotot, duke u shprehur se disa klientë “panë në to diçka larg asaj që synohej kur u krijuan”. Një imazh tregoi modelen duke mbajtur një manekin të mbështjellë me atë që duket të jetë plastike e bardhë. Autoritetet e reklamave në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan se kishin marrë disa ankesa në lidhje me reklamën. Ndërsa kompania tha se fushata, e cila reklamon linjën Atelier të Zara-s, është “e konceptuar në korrik dhe është fotografuar në shtator”.
Por me 7 tetor, Hamasi filloi një sulm kundër Izraelit, duke vrarë 1200 njerëz.
Fushata e Zara e quajtur “Xhaketa” përmbante një seri imazhesh në të cilat modelja ishte fotografuar në sfondin e gurëve të plasaritur, statujave të dëmtuara dhe kartonit të gipsit të thyer.
Disa në mediat sociale shkruanin se ato ishin të ngjashme me imazhet që dolën nga Gaza.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al