Sot ndiheni më të trishtuar se herët e tjera? Ka një arsye. 15 janari ëshrë dita më e trishtuar e vitit.
Ideja për ta etiketuar kështu të Hënën e tretë të muajit janar ishte e psikologut Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff.
Kjo mund të vijë nga kushtet e keqija atmosferike, borxhet e akumuluara nga dhuratat e Vitit të Ri, rënia e motivimit pas festave. Por ka disa mënyra për ta tejkaluar këtë gjendje depresive.
Mund të rifilloni aktivitetin fizik, të realizoni takime me miqtë, të organizoni ndonjë darkë festive etc .
Vlen të kujtojmë se Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën.