Një sipërmarrës e arrin suksesin e tij atëherë kur gjen mundësi mes vështirësive. Kur bashkohet pasioni me konsistencën kapërcen të gjitha barrierat dhe kjo gjë ishte vendimtare për Donik Karaqin. I lindur në Prishtinë, eksperiencën e punës e nisi shumë herët dhe tani menaxhon dy biznese, Chameleon Print dhe FolkanShqip. Në një intervistë eskluzive për Probizz.al ai shpjegon hapat si u kthye Chameleon Print në një kompani lidere në printimin digjital dhe reklamat ndriçuese dhe FolkanShqip që operon në tregun amerikan.
Në moshën 15 vjeçare keni nisur profesionin si Graphic Designer. Më tregoni pak për fillimet tuaja dhe punësimin në një kompani të mirënjohur në Kosovë.
Dashuria dhe pasioni për artin dhe veçanërisht dizajnin me shtynë që të filloj punën si praktikant në Graphic Design. E kam nisur sapo përfundova shkollën fillore si 15 vjeçar,bëhët fjalë për vitin 2006.
Në atë kohë tregu dhe kompanitë në Prishtinë ishisn shumë ndryshe, dhe ishte shumë e rallë që të rinjtë në atë moshë të fillojnë një marrëdhënie pune. Ajo kompani asokohe ishte një nga kompanitë lidere në tregun e Graphic Design dhe shërbeu si një super eksperiencë për mua që përveç anës profesionale, mësova edhe etikën dhe rregullat e punës, që më vonë ndikuan edhe në formimin tim profesional.
Në suksesin tuaj ishte vendimtar më shumë pasioni se shkollimi apo të dyja ndihmuan njëra-tjetrën?
Unë mendoj që në një nismë që merr më shumë luan rol pasioni, eksperienca dhe konsistenca sesa shkollimi. Parimisht edhe shkollimi kurrësesi nuk mund të anashkalohet sidomos në fushat adekuate, por personalisht për mua roli i pasionit, eksperiencës,dëshirës e vullnetit ishte jetik.
Si ka qenë rrugëtimi i FolkanShqip deri më tani?
FolkanShqip ka filluar të operoj në vitin 2011, sipërmarrje që e formova nga zero si 18 vjeçar në atë kohë. Ishte një thyerje e “tabu” e kohës sepse nuk ishte e zakonshme të vishej një bluzë me simbole shqiptare, edhe për shkak të mentalitetit të krijuar por edhe për shkak që mungonin dizajnet e bukura me simbolet tona unike kombëtare. Për shkak të buxhetit të limituar rezultoi në një ndërrmarje jashtëzakonisht inovative, duke u bërë edhe dyqani i parë online shqiptar që shitjet u bënë përmes platformës Facebook, ëebfaqes dhe më vonë edhe App. Me mbi 100 dizajne ekskluzivisht kombëtare, unike dhe me një kualitet të jashtëzakonshëm FolkanShqip u bë ikonë dhe “brand” i jashtëzakonshëm. Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, dhe përveç sukseseve edhe mësova shumë dhe hyra në botën e biznesit.
Sot këto produkte janë të disponueshme vetëm në tregun e U.S.A ku mund të porositën online.
Kur ju lindi ideja për të ngritur një sipërmarrje të dytë ndryshe nga ajo e para?
Historia na ka mësuar se çdo produkt e ka një “life cycle” dhe sidomos veprimtaria e FolkanShqip ishte e limituar për shkak së histotinë e shkruar shqiptare dhe imazhet i kemi shumë të varfëra. Duke pasur njohuri rreth menaxhimit dhe cilësive të produkteve, e dija që duhet të fokusohem edhe në një nisëm të re e cila tanimë nuk kishte një “life cycle” por mund të funksiononte për një kohë të gjatë, por pa u larguar shumë nga pjesa e artit, dizajnit dhe makinerive.
Duke e parë hapesirën në treg dhe vullnetin, vendosa që energjine time ta shfaq në një kompani të re . Në vitin 2015 themelova kompaninë “Chameleon-Print” e cila është kompani lidere në printim digjital si dhe reklamat ndriçuese, të cilën e drejtoj edhe sot. Përmes investimeve të vazhdueshme dhe kujdesit ndaj klientëve sot kemi arritur që të kemi një pozicionim shumë të mirë në treg dhe të jemi kompani e besuar e shumë kompanive të mesme dhe korporatave.
Kompanitë operojnë vetëm në Kosovë apo edhe në vende të tjera?
Momentalisht me FolkanShqip jemi duke operuar vetëm në tregun amerikan, pra klientët tanë janë diaspora shqiptare në Amerike dhe produktet shiten online, kurse me Chameleon Print bazën e klientëve e kemi në Kosovë, por punojmë edhe me eksportë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri si dhe vendet e BE-së si Gjermani, Zvicër, Austri etj.
Cili është çelësi në progresin e bizneseve, bashkëpunëtorët, pasioni, energjia apo fokusi për të mos humbur qëllimin tuaj deri në fund?
Rruga e biznesit dhe sipërmarrjes është një rrugë e gjatë dhe me shumë sfida. Mendoj që nuk ka një formulë adekuate të suksesit por duhet shumë punë, energji, fokus, durim e konsistencë për të arritur qëllimet tona ose të kompanisë.
Gjeneratat e reja janë gjithmonë “më praktik” dhe mundohen që rrugët e suksesit ti mbërrijnë shpejt apo me “shortcuts”, por secila ide ose biznes kërkon kohën e tij optimale për të arritur në rezultate.
Çfarë mangësish ka në Kosovë për të nisur dhe zhvilluar më pas një biznes?
Fatkeqësisht tregu i Kosovës nuk është “tregu i ëndërrave” dhe nuk janë kushtet optimale për zhvillimin e biznesit për shkak të shumë vështirësive që hasen e sidomos në bizneset Start-up. Por megjithatë në vendet ku ka vështirësi gjithmonë një ndërmarrës e sheh si mundësi dhe këtu ndodh MAGJIA.
Kontakti:
Tel: +383 45 577 570
web: www.chameleon-print.com
emai: [email protected]
Instagram: chameleon_print
www.facebook.com/chameleonprintks
www.facebook.com/folkanshqip