Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga nënkalimi që po ndërtohet në rrugën “Borodin Mitarja” në Elbasan. Ai shkruan se nënkalimi është një nyje që zgjidh lëvizjen e automjeteve përgjatë unazës jugore, e cila të çon drejt Automoto Parkut të parë në Shqipëri, një prej investimeve më të rëndësishme.
Auto Moto Park në Elbasan shënon një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.
Ai do ta ktheje Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive.