• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, September 6, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Arjeta Puca, fenomeni shqiptar që udhëheq TIMAK: Së shpejti makina “Made in Albania”

January 30, 2024
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në historinë e radhës Probizz.al ka intervistuar Arjeta Pucën, vajza që ka thyer çdo barrierë për të prekur ëndrrën e saj. Sot ndodhet në një fazë mjaft pozitive të biznesit të saj, TIMAK që prodhon automjete të shërbimit të urgjencës.  25 vite larg Shqipërisë i kanë shtuar dashurinë për atdheun duke gjetur mundësitë e mëdha këtu që sipas saj është një vend që premton shumë. Ajo tregon për sfidat në këtë sipërmarrje dhe shumë shpejt makina e parë “Made in Albania” do të jetë një REALITET.

Ju keni një kompani e cila prodhon automjete të shërbimit të urgjencës. Pse kjo zgjedhje, ishte më e lehtë apo e morët si sfidë në fillim?

Nuk e kisha planifikuar që një ditë do të prodhoja ambulanca, por pas dy viteve që hapa kompaninë, fitova një tender për ambulanca dhe isha duke bashkëpunuar me një kompani prodhuese në Turqi. Ata e lanë punën përgjysmë, dhe u detyrova ta përfundoj vetë. Kështu që mësova si projektimi dhe prodhimi i një ambulance bëhet dhe u futa në këtë sektor. Më ka pëlqyer shumë kjo fushë, pasi ndiejmë se prekim ndonjëherë jetët e njerëzve, dhe produktet që bëjmë shpesh herë shpëtojnë jetë.

Si do ta përkufizonit rrugëtimin e kompanisë tuaj gjatë këtyre viteve?

Ka qenë shumë dinamike me shumë ulje-ngritje, dështime dhe histori suksesi. Ka pasur shumë adrenalinë që në shumë raste është dukur e papërballueshme. Por, dy vitet e fundit jemi bërë shumë të njohur si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Dhe aktualisht jemi në një fazë pozitive të zhvillimit të biznesit.

Në intervista të ndryshme vazhdimisht jeni shprehur se kërkoni të kontribuoni për Shqipërinë dhe jeni e lumtur që ndodheni këtu. Çfarë u ka ofruar Shqipëria në të bërit biznes?

Si shumë të tjerë, edhe unë ndiej një dëshirë të thellë për të kontribuar në vendin tim, veçanërisht pasi kam kaluar 25 vjet larg, të mbushur me nostalgji dhe dashuri për atdheun. Shqipëria më ka dhënë një fushë të gjerë veprimi, ku mundësitë janë të mëdha dhe të paprekura, duke më lejuar të ndërtoj diçka të vërtetë dhe të qëndrueshme në një tokë që thërret për inovacion dhe zhvillim.

Cilat mendoni se janë disa nga problematikat që ka tregu shqiptar sot?

Në sektorin tim, një nga sfidat kryesore është mungesa e bizneseve të ngjashme, që rezulton në vështirësi në gjetjen e lëndëve të para të nevojshme për prodhimin në tregun shqiptar. Ky pengesë bëhet akoma më e theksuar kur ndeshemi me paparashikueshmëri gjatë prodhimit, e cila kërkon materiale të veçanta që shpesh herë shkaktojnë vonesa në proces dhe çojnë në rritje të kostove të prodhimit. Gjithashtu, has vështirësi në gjetjen e specialistëve në këtë fushë.

A ke ndjerë paragjykim që je marrë me një profesion ku dominojnë burrat?

Në etapat fillestare të karrierës sime, kur ende nuk isha bërë e njohur në treg, disa klientë ngurronin të trajtonin çështje teknike me mua. Po ashtu, ka pasur raste kur ata kanë shfaqur dyshime mbi faktin që unë jam pronarja e kompanisë. Për fat të keq, një paragjykim i zakonshëm në sektorin e biznesit është prirja për të besuar se një burrë i moshuar dhe me më pak formim akademik mund të jetë më pronar, se sa një grua e re dhe e shkolluar. Kjo ka qenë një sfidë që kam përballur dhe po punoj për ta kapërcyer me profesionalizmin dhe ekspertizën time.

Shumë shpejt do të krijohet edhe kompania që do të prodhojë makina “Made in Albania”. Kur mund ta kemi produktin e parë shqiptar dhe çfarë nevojash do të plotësojë kjo shoqëri aksionere?

Edhe unë pres me shumë entuziazëm këtë projekt. Shpesh, kur ishim jashtë Shqipërisë, bashkë me shoqërinë diskutonim se nëse do të na jepej një mundësi për të bërë diçka për Shqipërinë, çfarë nuk do të bënim. Dhe tani, erdhi momenti që unë, për vendin tim, realisht të mund të bëj ndryshime. Aktualisht jemi në fazat e krijimit të kompanisë; sapo të përfundojmë, besoj se gjithçka do të ecë më shpejt. Produktet “Made in Albania” do të jenë ato që prodhojmë tashmë, si furgonat e transportit, ambulancat, makinat e policisë, ushtrisë etj. Gjithashtu dhe makinën e parë Shqiptare. Me mbështetjen e qeverisë, jam e bindur se kompania do të njohë rritje të shpejtë dhe do të kontribuojë pozitivisht në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Kush janë disa nga partneret e rëndësishëm të kompanisë tuaj?

Ne kemi bashkëpunuar me Bankën Botërore, GIZ, OKB-në, USAID, BERZH, ministritë dhe bashkitë brenda dhe jashtë vendit, përfaqësuesit e ndryshëm të markave të makinave, Magen David Adom të Izraelit, si dhe me klientë privatë nga kontinente të ndryshme.

Tags: arjetapucaAutomjetehistorisuksesikompaniamadeinalbaniaMakinaProdhimsherbimeteurgjencesTIMAK
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin
Histori Suksesi

Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin

August 20, 2026
Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve
Siperrmarres te suksseshem

Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve

August 19, 2026
Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës
Evente

Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës

August 11, 2026
Si u bë miliarder Michael Dell
Siperrmarres te suksseshem

Si u bë miliarder Michael Dell

August 3, 2026
Next Post
Gjermania rrit pagën minimale, 12.82 euro/ora – “Gropë” prej 60 miliardë euro në buxhetin e vendit

Recesioni i ekonomisë gjermane në fundin e vitit 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

1 day ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

1 day ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

2 days ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

2 days ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset