Universiteti Bujqesor i Tiranes partner ne projektin me titull “Platform for helping small and medium farmers to incorporate digital Technology for Improved Opportunities PHITO” .
Per here te pare UBT eshte pjesemarres ne nje projekt serioz te financuar nga HORIZON-IA per periudhën 2023-2028 me titull: Platforma per te ndihmuar fermeret e vegjel dhe te mesem per te inkorporar teknologjine dixhitale per mundësi te barabarta (PHITO).
Ky projekt prezanton nje teknologji dixhitale novatore posaçerisht per fermerët e vegjel dhe te mesem (SMF) që aktualisht nuk jane ne giendje te perfitone nga inovacioni dixhital i adoptuar gjithnje e me shume nga prodhuesit me te medhenj.
Platforma lidh te dhenat dhe njerezit permes nje aplikacioni me pengesa te ulëta me dy synime kryesore:
(1) ofrimin e keshillave te fermave te bazuara ne te dhëna falas per tokën, ujin dhe prodhimin bujqesor e pershtatura per SMF-te (element global) dhe
(2) permiresimin e bashkëpunimit sinergjik midis fermereve, konsumatorëve dhe ofruesit e sherbimeve duke forcuar Sistemet lokale të Niohurive dhe Inovacionit Bujqësor (AKIS) (element lokal).
Nepermjet bashkekrijimit se bashku me SMF-te dhe perfaqesuesit e shumte te fermerve vendas, PHITO do te ndihmoje ne kapercimin e ndarjes dixitale duke ofruar akses me te mire ne informacion dhe rijete lokale, duke ndihmuar SMF-të te permiresojne proceset e tyre te vendimmarrjes dhe rijedhimisht performancen e tyre ekonomike dhe mjedisore.
Suksesi i UBT, duke u bere fitues ne nj konsorcium prej 18 partnersh serioz nga me shume se 15 shtete, me nje buxhet total prej 5 025 142.50 Euro, si dhe i drejtuar nga Universiteti më prestigjoz ne Europe dhe botë, Universiteti WAGENINGEN, Hollande, deshmon edhe njehere vlerat, infrastrukturen shkencore dhe kapacitetet humane te UBT, si treguesit kryesore dhe percaktues per suksesin ne projekte te tilla.