Një nga frutat më të shëndetshme për konsum janë boronicat. Ato rekomandohen të konsumohen sa më shpesh të jetë e mundur pasi kanë shumë vlera ushqyese.
Disa prej tyre janë :
Ngadalësojnë plakjen
Boronicat janë të pasura me antioksidante dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit dhe përmirëson aftësitë motorike.
Mbrojnë zemrën
Ky fryt përmban substancë që redukton rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore. Dhjami në zonën e barkut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, prandaj ushqimi i pasur me boronica është i dobishëm në parandalimin e këtyre sëmundjeve.
Boronicat për imunitet më të fortë
Boronicat forcojnë sistemin imunitar duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira.
Luftojnë rrudhat
Këto fruta ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.
Forcojnë kockat
Këto fruta janë të pasura me polifenole që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon humbjen e masës së eshtrave pas menopauzës.
Përmirësojnë shikimin gjatë natës
Boronicat përmbajnë antocianinë, e cila përmirëson shikimin natën dhe rrit rrjedhjen e gjakut në sy. Ushqimi i pasur me këto fruta përshpejton përshtatjen në errësirë, kurse boronicat e thata janë po aq të mira sa ato të freskëta.