Ditën e sotme kuvendi ka miratuar me 72 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar. Deputetët e opozitës ndërhynë në sallë me bilbila duke penguar zhvillimin normal të Kuvendit.
Kjo detyroi kryeparlamentaren Lindita Nikolla të kalonte për votim rendin e ditës, mes tyre dhe ligjin për lojërat e fatit.
Ndryshimet në projektligjin për lojërat e fatit parashikojnë rikthimin e basteve sportive vetëm online, pas më shumë se 5 vitesh, nga koha kur qeveria mbylli mijëra pika fizike në të gjithë territorin.
E drejta për ta ushtruar këtë aktivitet do t’i jepet vetëm 10 operatorëve dhe përzgjedhja e tyre do të realizohet nëpërmjet një komisioni të veçantë.