Ky vit po sjell modën e natyralitetit. Një pjesë e konsiderueshme e vajzave kur duan një make up minimalist dalin nga shtëpia me rimel, concealer dhe zbutës buzësh. Por tani grimierët po synojnë që të zhdukin totalisht grimin duke nisur nga heqja e qërpikëve false.
Kjo po aplikohet gjerësisht edhe nga yjet botërore .
Kylie Jenner në Golden Globes nuk kishte aplikuar asgjë tek qërpikët dhe kishte bërë një grim të pastër. Po ashtu edhe Megan Thee Stallion e Hailey Bieber janë shfaqur pa qerpikë të lyer në disa raste.
Në rrjetet sociale ka nisur kjo fushatë nga personazhet publikë të cilët sugjerojnë që ta heqin nga lista rimelin për pak kohë.