Së shpejti do të mbërrijë edhe në Egjipt linja “Mulliri”, një sipërmarrje shqiptare në fushën e bar-restoranteve dhe tregtimit të kafesë,.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau sot në rrjetet sociale momente nga takimi me sipërmarrësin e “Mullirit”.
“Me Lulin e ‘Mullirit’ dhe për të mira në punën e tij fantastike, që e ka ngjitur lart e me lart, çuar larg e më larg, deri tek Piramidat e Egjiptit, ku do të hapë së shpejti ‘Mullirin’ shqiptar. Kënaqësi që u njohëm pasi një mik i ardhur nga jashtë u mahnit me shërbimin dhe ushqimin e ‘MUGO’-s, një vëlla i vogël i ‘Mullirit’ në qendër të Tiranës”, tha Rama.